Tërmeti shkatërron banesat e dy familjeve në Vaqarr/ Veliaj: Do të rindërtohen para Vitit të Ri

Tërmeti shkatërron banesat e dy familjeve në Vaqarr/ Veliaj: Do të rindërtohen para Vitit të Ri

TIRANË- Mure të plasaritura, çati e rrënuar dhe mobilje të shkatërruara nga tërmeti. Kjo është panorama në dy familjet e prekura nga lëkundjet sizmike në Vaqarr: në atë të efektivit të policisë Rifat Aga, i cili jetonte me familjen vetëm në një dhomë, pasi një vit më parë një zjarr i dogji pjesën tjetër të shtëpisë, dhe banesa e kryefamiljarit Edmond Zela, që jetonte aty bashkë me tre fëmijët, prindërit dhe vëllain.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, i vizitoi të dyja familjet për t’i siguruar se shtëpitë e tyre do të rindërtohen brenda një kohe të shkurtër dhe Viti i Ri do t’i gjejë në banesat e reja.

“Rifati, punonjës i policisë për 30 vjet, ka 30 vite që i shërben Tiranës. Më në fund, ka një shans që Tirana t’i shërbejë Rifatit. Bashkë me ministren e Arsimit, Besën, deputeten, kryetarin e Këshillit, kryetarin e njësisë, jemi bërë të gjithë bashkë si një komunitet, edhe me komunitetin e biznesit, që kanë marrë përsipër të bëjnë shtëpinë e Rifatit, si një mënyrë për t’i thënë Rifatit: Të jemi shumë mirënjohës, që i ke shërbyer 30 vite qytetit si polic, më në fund na dha Zoti këtë mundësi, se çdo fatkeqësi është edhe mundësi për të shërbyer, që të të shërbejmë ty dhe të bëjmë diçka për të të kthyer mbrapsht gjithë punën e sakrificën që ke dhënë për qytetin tonë. Unë do vij bashkë me çunat për ta inspektuar, por Viti i Ri do na gjejë me një shtëpi të re”, tha Veliaj, ndërsa i uroi shërim të shpejtë kryefamiljarit, që sapo ka dalë nga spitali pas një aksidenti.

Kryebashkiaku siguroi se ashtu si shtëpia e Rifatit dhe e Edmondit në Vaqarr, brenda një kohe të shkurtër do të rindërtohen edhe banesat e tjera, që janë bërë të pabanueshme nga tërmeti. “Unë besoj që në kohë rekord, edhe kolegët tanë do e ndjekin, që ne të bëjmë shtëpinë dhe Viti i Ri të na gjejë me një shtëpi të re, me një frymë të re, me një energji të re, sepse besoj se vetëm duke parë përpara dhe jo mbrapa, mund të shohim dritë”, u shpreh ai.

Teksa vlerësoi solidaritetin e të gjithë komunitetit për të ndihmuar familjet në nevojë, Veliaj theksoi se të gjitha strukturat shtetërore janë të angazhuara maksimalisht për kapërcimin e kësaj sfide.

“Ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë as tërmetin, as shiun, as borën, as të ftohtin, as thatësirën. Ajo që kemi fuqi të bëjmë është që kur ndodh një fatkeqësi, të ngrihemi në këmbë e të solidarizohemi me njëri-tjetrin. Fakti që të gjithë jemi ngritur në këmbë, të përkushtuar, që kjo punë që na hapë një sfidë të jashtëzakonshme që nuk e kishim menduar, pasi ishim përgatitur për vitin shkollor, ndërkohë që na u hapën problematika të jashtëzakonshme me mbi 500 ndërtesa me tërmetin, të paktën na ka gjetur në këmbë, na ka gjetur në gatishmëri dhe me një frymë bashkëpunimi si kurrë më parë në Tiranë”, tha Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti u shpreh se puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti do të shtrihet kudo ku ato janë evidentuar.

“Jam shumë e lumtur që vij me një lajm shumë të mirë në këtë shtëpi, ku edhe ato shtëpi që kanë qenë të amortizuara ndër vite, të vjetra, e ku edhe dëmet ishin më të mëdha, por edhe ato shtëpi që janë ndërtime të reja e që kanë pasur dëme, ne do i rindërtojmë. Jam shumë e lumtur që do të vazhdojmë me të njëjtën frymë edhe në shtëpi të tjera”, tha Gjylameti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite