Tërmeti/ Profesoresha japoneze për 'Pa Protokoll': Zgjidhje për të ardhmen, urë bashkëpunimi mes Universiteti të Tokios dhe qeverisë shqiptare (VIDEO)

Profesoresha Aya Kubota, nga Departamenti i Zhvillimit Urban në Universitetin e Tokyos, në një intervistë për emisionin 'Pa Protokoll' ka thënë se në zonat e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit në Shqipëri duhet të skanohen dhe më pas të gjendet një zgjidhe për të ardhmen që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

Profesoresha japoneze, ndër të tjera thekson se ajo që duhet të themi në këto kushte edhe nga përvoja e japonezve me tërmetin është:  Të kujdesemi për të prekurit jo vetëm, menjëherë pas tërmetit por për një periudhë afatgjatë.

Kubota më pas ka shtuar se po përpiqet të krijoj një urë bashkëpunimi mes Universiteti të Tokios dhe qeverisë shqiptare.

Pyetja 1: Si e shihni situatën dhe si e kanë menaxhuar këtu?

Profesoresha Aya Kubota- Mendoj se fatkeqësia që preku Shqipërinë me tërmetin është e ndryshme për zona të ndryshme. Duhet të bëhet një skanim i plotë i zonave të prekura dhe pastaj duhet të gjejmë një lloj zgjidhje për të ardhmen.

Pyetja 2: Cila është kjo zgjidhje?

Profesoresha Aya Kubota- Nuk mund ta them ende. Ajo që është e rëndësishme është që autoritetet  vendore, duhet të kenë një rol kyç në gjetjen e  asaj zgjidhje.

Pyetja 3: Ekperienca japoneze tregon se edhe pse ne Japoni ka tërmete edhe më të forta por nuk ka viktima, çfarë sugjeroni për Shqipërinë?

Profesoresha Aya Kubota- Edhe në Japoni  ka shumë fatkeqësi të ngjashme të shoqëruara edhe me viktima. Ajo që duhet të themi në këto kushte edhe nga përvoja jonë është:  Të kujdesemi për të prekurit jo vetëm, menjëherë pas tërmetit por për një periudhë afatgjatë.

Pyetja 4: Si po menaxhohet situata në Shqipëri?

Profesoresha Aya Kubota--Për momentin nuk kam informacionin e plotë për këtë po përpiqem të krijoj një urë bashkëpunimi mes Universiteti të Tokios dhe qeverisë shqiptare. Unë nuk jam inxhiniere ndërtimi  në terren që të bëj matjet përkatëse por po marr një tablo të plotë me të dhe të dhënat përkatëse, për të parë çfarë ka ndodhur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu