Sezoni turistik, zv.ministrja Bello: Rriti 40% të ardhurat, gati drafti i ri! Kryebashkiaku i Vlorës: Nga kjo verë të nxjerrim mësime

Këtë vit Shqipëria ka pasur një ‘bum turistik’ me turistë të huaj nga e gjithë bota. Zëvendësministrja e Turizmit Vilma Bello e ftuar në emisionin  'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv  tha se në 8 muaj, Shqipëria është vizituar nga 7.2 mln turistë. 

Një rol të madh ka pasur edhe promovimi i Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, apo edhe përshtypjet e turistëve të huaj që më pas sjellin edhe miqtë për të vizituar vendin tonë.

“Ka gati një rritje me 40% të të ardhurave, afërsisht 4 miliardë lekë. Ajo që është shumë  rëndësishme është që tej promovimit që është bërë nga kryeministri, institucionet, një promovim i mirë është bërë nga mediet ndërkombëtare dhe nga vetë turistët që nëse rikthehen, kthejnë edhe miqtë. Ka qenë një promovim i shtuar në rrjetet sociale”, tha Bello.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha thotë se nuk pritje ky bum turistik dhe prandaj duhen marrë masa për sezonin që vjen. Ai thekson se është bërë një punë shumë e madhe për ta promovuar Shqipërinë si destinacion turistik.

“Është bërë punë  e palodhur për të promovuar Shqipërinë si denstinacion turistik. Kjo është shpërblyer me tërheqje vëmendje nga turistët. Po nxjerrim mësimet, ka gjëra që duhen vlerësuar me shumë kujdes, pastrimi i qytetit, këtë vit është bërë punë e mirë, por ka vende ku mund të korrigjojmë.

Nuk pritej një numër kaq i madh turistëve, prandaj duhet të jemi gati. Të investojmë në hoteleri, sidomos në Vlorë. Kemi vijë bregdetare që të zgjerohemi në investim. Duhen resorte”, tha Dredha.

Zëvëndësministrja tregoi edhe katër pikat më të vizituara nga turistët.

Parku kombëtar i alpeve dhe lumi Bunë-Velipojë kanë qenë vendet më të vizituar, Divjakë Karavasta dhe mali i Tomorrit. Këto kanë qenë katër pikat me të vizituara. Veriun e kanë kërkuar 40% e vizitorëve që kanë vizituar Shqipërinë. Sfidë për veriun dhe jugun, mbeten planet me mirëmenaxhimin e zhvillimit të këtyre zonave”, tha Bello.

Po ashtu Bello tha se po përgatitet një draft për turizmin që do të kalojë për konsultim publik.

“Po përgatisim draft, ky projektligj që do kalojë në konsultim publik, ka një element të rëndësishëm që lidhet me statistikat. Ngritja e një strukture të veçantë që do mirëkoordinojë atë që jep çdo institucion që jep të dhëna. Sesi të mund të përdorim shifra të sakta dhe të ngremë në sistem këto shifra. Formalizmi i tregut, ka një pjesë që është e paformalizuar”, tha Bello.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çdo gjë sukses: 16/09/2023 09:53

    Pas këtij bumi, vjen gjumi.

    Përgjigju
  • Mario: 16/09/2023 09:34

    si propozimi i kryebashkiakut te new york per ndalimin me ligj te qerave me te shkurtra se muaji ne airbnb

    Përgjigju
  • Banor: 16/09/2023 05:44

    Ne Orikum rrezikon te shpertheje kolera nga plehrat e krejt Gjirit deri ne Llogora qe na i sillni te rotonda e Qytetit. Ndalo 1 minute, kur kalon ketej, Ermal,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta