“Situatë e ngarkuar në aspektin psikoemocional të çdo të mbijetuari që kam takuar në Thumanë”, kështu shprehet në emisionin “Rreze Dielli” psikologia Oriola Plaku, e cila ka biseduar me disa nga personat që kanë përjetuar dramën e disa ditëve më parë.
Ajo shprehet se fëmijët kanë qenë më të ndjeshmit, perceptimet për jetën të të cilëve janë të deformuara dhe është i nevojshëm suporti i vazhdueshëm i prindërve ndaj tyre.
“Tërmeti është një fenomen që nuk mund të parandalohet, por mënyra sesi duhet të menaxhohet ka shumë rëndësi. Fëmijët duhet të shohin siguri te të rriturit, del e nevojshme të ketë suport të vazhdueshmëm ndaj tyre. Fëmija pret të shohë një person të patraumatizuar.” shprehet psikologia.
Por si mund ta menaxhojmë ankthin pas tërmetit? Oriola Plaku thotë se është e rëndësishme të bëhet një komunikim me psikologun dhe rekomandon disa metoda me anë të së cilave mund të qetësojmë gjendjen psikologjike pas tërmetit.
“Takoni një ekspert nëse keni probleme të ankthit, një psikolog, bisedoni për gjërat që ju shqetësojnë, nuk rekomandohet marrja e ilaceve pasi mund të shkaktojë varësi psikologjike. Meditimi, teknikat e frymëmarrjes, ecja në natyrë janë disa gjëra që duhet të bëni për të menaxhuar ankthin post tërmet. Duhet të frekuentoni vende që juve ju pëlqejnë të shkoni, ta ndani me të tjerët ndjesinë tuaj” shprehet në “Rreze Dielli” psikologia Oriola Plaku.
D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët
21 Dhjetor, 18:33
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor, 18:05
-
Tërmeti i shkallës 7,3 ballë në Vanuatu, deri tani një viktimë, shumë trupa nën rrënoja! Dëmtohen ambasadat amerikane dhe franceze
17 Dhjetor, 09:00
-
Lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të mëngjesit në Kosovë! Epiqendra ishte në Prizren
12 Dhjetor, 09:55
-
Greqi/ Tërmet me magnitudë 5.3 në Selanik, ja ku ishte epiqendra
3 Nëntor, 18:29
-
Tërmeti shkund Greqinë, epiqendra afër Mitilinit dhe Lesbos! Ja sa ishte forca dhe të dhënat e para nga terreni
27 Tetor, 17:38
-
Tërmet me magnitudë 3.8 në Fier, lëkundjet ndihen në Vlorë, Lushnje e Mallakastër! Ja ku ishte epiqendra
25 Tetor, 19:37
-
VIDEOLAJM/ Tërmeti i fuqishëm ‘shkundi’ Turqinë, spikeren e zë paniku gjatë transmetimit live
16 Tetor, 15:18
-
Tërmeti i fuqishëm shkund Turqinë, ja sa ishte forca dhe ku ishte epiqendra! Nuk ka raportime për viktima (VIDEO)
16 Tetor, 10:48
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Tërmeti ‘godet’ El Salvadorin, me magnitudë 6.1! Shikoni pamjet se si lëkunden banesat (VIDEO)
29 Gusht, 09:56
-
Greqi/ Tërmeti godet Rodosin, me magnitudë 4.2 rihter
22 Gusht, 19:00