Tërmeti/ Rama bën bilancin paraprak të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit

Tërmeti/ Rama bën bilancin paraprak të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit

1575903818_RAM44.jpg

Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Shpëtimit.  Kryeministri Edi Rama ka dhënë shifra zyrtare sa i përket situatës pas tërmetit.

"Situata aktuale, kemi një hartë të zonave të prekura, me dëmet sipas shkallëve të përcaktuara nga ekspertët, por ende më duhet ta them që të dhënat nuk janë definitive sepse janë në përditësim të vazhdueshëm.

Të dhënat në objekte

261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual;

2237 banesa individuale të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme;

851 pallate me dëmtime të  konsideruara të mesme apo të lehta;

4618 banesa më dëmtime të konsideruara të mesme apo të lehta.

Tek pallatet e dëmtuara rëndë, apo të pabanueshme po bëhet një punë specifike  për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Sipas grupeve të ekspertëve të huaj, sot ishim në një pjesë të kohës me ekspertë të ardhur nga Izraeli, ata kanë dhe një pajisje shumë të sofistikuar të teknologjisë së lartë që radiografojnë godinat në mënyrë digjitale, verifikon qëndrueshmërinë e skeletit. Në pjesë e këtyre pallateve janë me struktura të padëmtuara dhe me dëme të renda, por të rikuperueshme.

Është bërë një numër i madh konstatimesh. Të dhënat janë dinamike. Vazhdojnë konstatimet dhe do të përditësohen ditë pas dite.

Qarku i Tiranës me:

729 konstatime teknike në pallate;

7060 konstatime teknike në banesa.

 Qarku i Durrësit me:

5767 objekte të inspektuara nga të cilat objekte për t’u shembur sot që flasim 438;

2353 objekte të pabanueshme;

2976 objekte të tjera.

 Qarku i Lezhës me:

1588 njësi me banimi me dëme të konsiderueshme;

740 me dëme të mesme;

1560 me dëme të lehta.

Objektet shëndetësore për fat të mirë janë të gjitha me dëme të riparueshme; 8 spitale me dëme të mesme, por të riparueshme; 2 spitale me dëme të lehta; Vetëm 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit dhe 12 të tjera që janë të riparueshme

Tek shkollat kemi 36 objekte me dëme të renda.

Meqë jemi tek shkollat, dua të gjej rastin për ta përsëritur  lidhur me shkollën “Emin Duraku”, që është kthyer në një objekt gjallërie mediatike, që inspektimet janë bërë e madje më shumë se një inspektim. Situata është e qatë dhe porositë janë të qarta. Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për janë pjesë tjetër, që është një objekt i kohëve të mëparshme është dhënë porosia që nuk duhet të përdoret. Të tjerat janë spekulime.

Kemi disa objekte që kërkojnë ndërhyrje urgjente në institucionet e drejtësisë.

Kemi monumente kulture të rrezikuara seriozisht 19; 24 me dëme që i bëjnë përkohësisht të papërdorshme; 155 të tjera mund të vazhdojnë të përdoren sepse nuk paraqesin asnjë rrezik, por kërkojnë restaurim.

Raporti i përgjigjes së parë

Sot që flasim, në terren janë 500 inxhinierë, shifër e rrumbullakosur kjo, sepse varion numri, shtohen dhe ulen  brenda kësaj mesatareje, sipas mundësive dhe disponsibiliteteve

Janë 81 ekspertë nga 11 vende të huaja.

Me zonën urbane të Tiranës kemi mbyllur përfundimisht procesin e sistemimit  në shtëpi me qera.

Jemi duke kompletuar nevojat për çadra të dimrit në zonën rurale.

Akomodimi në hotele i qytetarëve që kanë humbur banesat në zonën Durrësit dhe të Lezhës është kryer.

Pastrimi i territorit nga inertet po vazhdon.

Përfitimet financiare për familjet e prekura me viktima janë vendosur.

Mbyllet brenda kësaj jave, dhurimi i apartamenteve për të gjitha familjet me viktima, sipas vendimit të qeverisë", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Fatura e parë për dëmet e tërmetit më 16 dhjetor! Ndërtuesit të japin 3% të sipërfaqeve për nevoja sociale(VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool