Tërmeti/ Rama: Basha nga heshtja do kalojë te balta, por s'merrem me të! Hetim çdokujt që akuzohet për vjedhje!(VIDEO)

TIRANË- Pas ftesës së përsëritur për t'u ulur në një tryezë dialogu, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për rolin që ka pasur opozita për menaxhimin e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një videomesazh që ka zgjatur për rreth 10 minuta, Rama tha se opozita ka qenë inekzistentë në detyrën e saj, teksa shtoi se sipas tij ditët e fundit ka dhënë sinjale që kanë nisur luftën të egër prej balte. Megjithatë, kreu i qeverisë vuri theksin se nuk do të ndalet të përgënjeshtrojë çdo akuzë të ardhur nga opozita jo parlamentare. Për raste të tilla, do të nisë një hetim, siç njoftoi Rama, që do të shkojë deri në përjashtimin nga radhët e PS-së dhe shkuarjen para organeve të drejtësisë.

"Arsyeja pse po ju shqetësoj me këtë mesazh. Opozita inekzistente në detyrën e saj, përveç daljeve sporadike. Përgëzoj Bashën për një vetëpërmbajtje në momente të vështira, u përpoq të mos bëhej i tepër me fjalorin e rëndë. E kritikoj për refuzimin e përsëritur dhe absurd që të mos ulen në tryezën e bashkëpunimit, nuk e di pse refuzon, por di që refuzimi është mungesë e plotë e përgjegjësisë. Opozita ka nisur të jap shenjat e para të një lufte të egër prej balte, ku dita ditës do t'u mërzisin me akuza, shpifje, gjysmë të vërteta. Kjo është puna e tyre me Bashën që do e marr shpejt flamurin.(...) Do kërkoj verifikimin dhe argumentimin e saj të çdokujt që bën një akuzë, dhe po pati bazë çdo abuzues do të shporret nga radhët tona dhe të shkojë para drejtësisë", tha Rama.

Mes të tjera, Rama ripërsëriti se të gjithë familjet e prekura nga tërmeti, banesat e së cilëve janë shembur ose janë shpallur të pabanueshme shumë shpejt do të futen në banesat e tyre të reja. Për banorët e fshatit, afati i fundit do të jetë dhjetori i vitit 2020, e ndërsa për ata në qytet brenda qershorit të vitit 2021.

"Konferenca e Donatorëve, me vendim të KE do ta mbajmë në Tiranë, mes fundit të janarit dhe shkurtit, në varësi të raportit përfundimtar të të dëmeve. Brenda 2020 askush të mos mbetet në prespektivën e qartë dhe konkrete. Brenda 2020 banorët e fshatit  do ta gëzojnë vitin e ri në një shtëpi të re, brenda qershorit 2021 ato të qyteteve të jenë në apartamente të reja. Vazhdojnë intensivisht hetimet për të dokumentuar përgjegjësit e çdo kahu e niveli për dëmet e shkaktuara si pasojë e abuzimeve në ndërtim. Sot janë kryer arrestimet e para, mos dëgjoni ato që gam-gamosin përnatë pse nuk kanë arrestime. Nuk dinë se si është puna, s'di gjë tjetër veç llafeve. një merak dua ta ndaj me ju", tha kreu i qeverisë.

Në fund, iu përgjigj të gjithë skeptitëve që dyshojnë që paratë e mbledhura do të shpenzohen me ndershmëri.

"Nuk merrem dhe nuk do merrem me ta. Unë dhe ne duhet të merremi me sfidën e jashtëzakonshme që na ka vënë përpara Zoti duke na goditur si s'ka më rëndë, por edhe duke na dhënë mundësinë që të ngrihemi përtej politikës,përtej vetvetes. Do të bëj çmos që çdo qindarkë të shpenzohen me ndershmëri dhe zgjuarsi dhe që transparenca të jetë maksimale, nëpërmjet Komitetit të Rindërtimit, pa dallim feje", përfundoi Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 14/12/2019 19:08

    JE I PERLYER ORE RAMA,,,Ke marre para nga dako per lejet qe ka dhene dako ne durres ne kundershtim me ligjin dhe sizmiken e larte te qytetit,,,prandaj nuk e arreston,,,po ashtu po te arrestohet dako,,i bie te arrestohesh edhe ti Edi per shkatarrimin e tiranes kur ishe kryetar bashkie..e ke bere tiranen si palestinen....

    Përgjigju
    • shqupist: 15/12/2019 16:08

      bravo djali.memoreje e peshkut ne shume raste te ben mire se kush e vret trurin kush ishte me mbas apo kush ka bere abuzime. me shume.bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Biden pendohet që u tërhoq nga gara presidenciale: Do e kisha mundur Trumpin

Biden pendohet që u tërhoq nga gara presidenciale: Do e kisha mundur Trumpin