Ambasada gjermane në Tiranë ka pësuar disa plasaritje të vogla si pasojë e tërmetit që tronditi vendin dy ditë më parë dhe që u shoqërua me disa pasgoditje të vogla, por pa rrezik.
"Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë.
Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij" shkruan ambasada në faqen në Facebook.

915 familje u prekën nga tërmeti, banesat e së cilëve u dëmtuan.
Komente

