Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif do të udhëtojë në Ankara të mërkurën për të ofruar mbështetjen e tij pas tërmetit shkatërrues. Kryeministri Shehbaz Sharif të martën kërkoi solidaritet përmes mbështetjes materiale dhe në kohë për njerëzimin e vuajtur' pasi Turqia dhe Siria u goditën nga tërmetet shkatërruese që vranë mbi 4,000 njerëz.
Pakistani ka dërguar gjithashtu dy ekipe kërkim-shpëtimi në Turqi.
Në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, kryeministri deklaroi se "24 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi Turqinë dhe Sirinë, skenat e vdekjes dhe shkatërrimit janë fiksuar në mendjen time. Të thyhet zemra të shohësh shkallën e madhe të tragjedisë njerëzore që po shpaloset”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
‘Eja të më shpëtosh’, nga rrënojat vijnë thirrjet për ndihmë! Mbi 7000 viktima! Qyteti sirian bombardohet pas tërmetit (VIDEO+FOTO)









