RAMALLAH (Territoret Palestineze), 13 shtator /ATSH-AFP/ - Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dënoi fuqishëm sulmin izraelit ndaj "Xhamisë al-Aqsa", pas konfrontimeve të dhunshme në "Sheshin e Xhamive", zonë mjaft delikate për shkak të tensioneve në qytetin e vjetër të Jerusalemit në nisje të festimeve hebreje, bëri sot të ditur zyra e tij për shtyp.
"Presidenca dënoi në mënyrë të prerë sulmin e ushtrisë dhe forcave të policisë ndaj "Xhamisë al-Aqsa" dhe agresorëve të saj, pohonte deklatarata.
"Jerusalemi Lindor dhe vendet e Shenjta të krishtera dhe myslimane mbajnë një "vijë të kuqe". Ne nuk do të lejojmë të përdoren akte dhune ndaj vendeve tona të shenjta", paralajmëroi ai./
/v.b/








