TIRANE- Rregullimi i territorit, nis puna e qeverisë për hartimin e masave të para gjithëpërfshirëse. Në mbledhjen e djeshme të KKT janë marrë vendime lidhur me planin kombëtar rregullues, si dhe për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë
Me disa vendime, të miratuara dje, Këshilli Kombëtar i Territorit adresoi disa nga problematikat më emergjente, të shkaktuara sidomos gjatë muajve të fundit, me ndërtimet pa leje dhe me ndërhyrjet e paligjshme, por dhe që edhe janë mbartur nga viti në vit pikërisht për shkak të mungesës së Planit të Përgjithshëm Kombëtar.
Sa më poshtë, vijojnë vendimet dhe arsyetimi i tyre.
PLANI KOMBETAR
Vendimi i parë ka të bëjë me miratimin e nismës për Planin e Përgjithshëm Kombëtar. Me këtë akt, qeveria synon të mbyllë përfundimisht epokën e informalitetit në zhvillimin e tokës, territorit, hapësirave urbane e rurale dhe të krijojë një mjedis ekonomik e social për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. Pas këtij vendimi, fillon puna për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, mbi bazën e një studimi të qartë dhe një plani konkret pune.
Hartimi i këtij plani do të sigurojë që objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të pasqyrohen dhe përkthehen në vendime, objektiva e programe për zhvillimin e gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kjo nismë, sipas kuadrit ligjor duhet të ishte marrë më herët, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë, ky është një hap i parë që, sipas premtimeve dhe asaj që qëndron në programin qeverisës, në dy vitet e para të mandatit të kësaj qeverie, vendi do të ketë një Plan të qartë për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.
ZONA TIRANË-DURRËS
Vendimi i dytë është fillimi i procedurave për hartimin e Planit të Integruar të Përgjithshëm për Zonën Ekonomike Tiranë-Durrës. Ky plan do të synojë zhvillimin e shpejtë rajonal të zonës, duke iu referuar studimeve të mëparshme, por duke u thelluar në koncepte të reja të zhvillimit rajonal. Vizioni i përgjithshëm për këtë rajon, ndër më të rëndësishmit e vendit, është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, për ta kthyer atë në një shembull dhe model për gjithë rajonet e tjera. Për të realizuar këtë projekt madhor zhvillimi kërkohet një bashkëpunim i ngushtë midis pushtetit qendror dhe bashkive e komunave të kësaj zone.
KURORA E TIRANËS
Vendimi i tretë për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në zonën e “Kurorës së Tiranës”. Është në vazhdën e vendimeve të marra edhe në mbledhjen e parë të KKT-së, me qëllim mbrojtjen dhe rehabilitimin e zonave me rëndësi të veҫantë. Vendimi merret për ndalimin e degradimit të metëjshëm të zonave që ndodhen në “Kurorën e Gjelbër” të kryeqytetit, deri në hartimin e planeve të përgjithshme nga autoritetet e planifikimit.
PARQET E MONUMENTET
Një tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e sotme lidhet sërish me zonat me rëndësi kombëtare mjedisore, por këtë herë në një aspekt më të përgjithshëm, pasi përfshin të gjithë territorin. Bëhet fjalë për një vendim që merret për qëllime mbrojtëse dhe rehabilituese të të gjitha zonave me rëndësi kombëtare mjedisore dhe monumenteve natyrore. Parqet kombëtare, monumentet e natyres dhe gjithҫka tjetër i përket pasurive natyrore të këtij vendi duhen mbrojtur nga shkatërrimi dhe duhen ruajtur si një vlerë e patjetërsueshme. KKT-ja vendosi marrjen në mbrojtje të të gjitha zonave të trashëgimisë kulturore, dhe objekteve si: kala, kështjella, qytete antike, parqe arkeologjike, objektet e kultit, etj.
RREGULLORJA
Si vendim të fundit, ishte miratimi i rregullores së funksionimit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Deri më sot, ky organ nuk ka patur një rregullore për organizimin e brendshëm dhe funksionimin normal të tij.
VENDIMET E KKT
-Miratimi i nismës për Planin e Përgjithshëm Kombëtar.
-Fillimi i procedurave për hartimin e Planit të Integruar të Përgjithshëm për Zonën Ekonomike Tiranë-Durrës.
-Masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në zonën e “Kurorës së Tiranës”.
-Mbrojtje dhe rehabilitim i të gjitha zonave me rëndësi kombëtare mjedisore dhe monumenteve natyrore, parqet kombëtare
-Miratimi i rregullores së funksionimit të Këshillit Kombëtar të Territorit
Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mbledhja e KKT-së pasditen e djeshme