Banorët e Divjakës kanë dalë sërish sot, për të 12-ën ditë në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e Bashkisë Divjakë me Lushnjën.
Edhe mbrëmjen e sotme, ata pak protestues që mbajtën fjalime, kërkuan që protestës t’i bashkohet edhe administrata e bashkisë, por edhe qytetarë të tjerë, për të ushtruar sa më shumë presion mbi qeverinë që të tërhiqet nga projekti.
“Të bëjmë rezistencë për Divjakën tonë. Protestuesit janë penguar dhe u është bërë presion për të mos marrë pjesë në protestë”, tha një prej qytetarëve.
Mbrëmjen e së martës, krahasuar me ditët e tjera si numri i protestuesve dhe po ashtu edhe i folësve ka qenë më i paktë.
Pas përfundimit të fjalimeve në shesh, protestuesit vijuan me ritualin e përnatshëm të marshimit në rrugët e qytetit.
Gjatë marshimit, ata iu bënë thirrje edhe banorëve të tjerë, për t’ju bashkuar protestës.
Kujtojmë se propozimi i PS për hartën e re territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht, në 46. Pra 15 bashki do të shkrihen me bashkitë fqinje më të mëdha.










Komente
Komento