‘Territorialja’/ Çupi: Nevojë urgjence të rritet numri i Bashkive! Berisha më futi në grupin e punës së protestës pa më pyetur

TIRANË- Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014 për Partinë Demokratike, ka dështuar, prandaj synimi është rritja e numrit të Bashkive. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se është një nevojë emergjente që qytetarëve t’i kthehet shërbimi te qytetarët, pasi sipas saj deri më tani ka munguar.

“Shërbimet janë larg qytetarëve, dakord jemi në kohë të teknologjisë, por ka mosha e tretë që s’kanë akses, janë disa shërbime që duhen marrë në bashki dhe qytetarët janë më larg se kurrë me qendrën e Bashkisë, ka problematika të theksuara që u thelluan drejt regresit jo progresit në 2014. A diskutojmë që qytetarët duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të marrë një shërbim, ose përmirësohet infrastruktura, ose do të afrosh entin publik me qytetaren dhe që ta bësh këtë, logjika të çon që duhet të rritet numri i bashkive. Llogaritë elektorale nuk duhet të prevalojë mbi qëllimet e qytetarëve. Duhet të rritet numri i Bashkive, sot është imediate që bashkia t’i shërbejë qytetarit.Ne kemi dëgjuar disa organizata të shoqërisë civile. Asnjë ekspert nuk e thotë që kjo reformë është e suksesshme”, tha Çupi.

Deputetja demokrate, njëherazi dhe bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Territoriale,  thotë se pushteti është i përqendruar në dorë të qeverisë e kështu e konsideron edhe vendimin për të shkrirë disa drejtori të ujësjellësve, duke e konsideruar si të gabuar që ka qëllime elektorale të fshehura.

“Është i gabuar, nuk është komunikuar me publikun pse është bërë kjo, ka një tendence të qeverisje qendrore për të kontrolluar aty ku ka milionë lekët të konsumuar, aty ku ka shumë që kanë efekte nesër zgjedhore, kontrollin e territorit i jep qeverisja, edhe lejen e shezlongeve i jep qeveria. Nuk ka decentralizim. Kemi mungesë të autonomisë financiare, bashkitë në 99%  të ardhurat i plotësojnë poshtë 50% të buxhetit të tyre. Në të gjitha shërbimet e Bashkisë janë rritur niveli tarifave dhe taksat vendore dhe këto janë të ardhurat e bashkisë dhe pjesa tjetër e pushtetit qendror”, shtoi Çupi.

Në fund ajo u ndal edhe te grupi i punës në qarkun e Dibrës ngritur për protestën e Sali Berishës, ku bënte pjesë. Çupi, njësoj si Korreshi tha se nuk është pyetur paraprakisht, por pavarësisht kësaj shtoi se do të marrë pjesë.  

“Kam qenë pjesë e grupit, nuk jam njoftuar më parë, jam njoftuar nga Çlirim Gjata, do jem në protestë, se ka arsye për të protestuar kundër Ramës, por nuk më është marrë mendimi politik, por si qytetare do jem në protestë”, përfundoi Çupi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar