Territorialja dhe KLD, flet Alibeaj:
"Shkelje flagrante të Kushtetutës"

TIRANE - Ish-Ministri Drejtësisë Enkelejd Alibeaj sqaron se reforma territoriale shkel kushtetutën, në të paktën dy pika të saj. Së pari sepse nuk ka marë mendimin e qytetarëve të njësive vendore dhe së dyti, sepse si një ligj me 3 të 5 nuk mund të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.

“Duhet bërë duke marrë mendimin e qeverisjes së popullsisë së njësive vendore. Mendim i cili nuk është marrë, dhe mjafton ky kusht që ligji të konsiderohet si jo kushtetues. Ligji ka hyrë në fuqi dhe është shqyrtuar në seancë plenare për një periudhë kohore më të shkurtër se 7 ditë. Por kushtetuta në një dispozitë të saj përcakton që ligjet me 3/5 nuk mund të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. tha Alibeaj

Javën e kaluar Presidenti Republikës ktheu 4 ligje në kuvend, atë për Policinë e shtetit, për këshillin e lartë të drejtësisë, shkollën e magjistratutës dhe gjykatën administrative. Alibeaj shprehet se është në tagrin e Presidentit që ti drejtohet kushtetueses nëse Kuvendi i miraton ato të pandryshuara. Nga ana tjetër, demokrati dha gjykimin e tij për dy prej këtyre ligjeve.

“Për sa i përket ligjit për këshillin e lartë të drejtësisë besoj që çështja është tepër flagrante. Për sa kohë që ligji ka thënë, jo nga të gjithë anëtarët por vetëm nga ata që zgjidhen nga kuvendi është totalisht në kundërshtim me kushtetutën. Po kështu edhe çështja për ligjin për policinë e shtetit bie totalisht në kundërshtim me nenin 149 të kushtetutës që përcakton të drejtën e hetimit te ndjekjes penale në mënyrë ekskluzive prej prokurorisë dhe asnjë organ i tjetër.” theksoi Alibeaj

Ditën e sotme Presidenti Republikës mblodhi në një takim krerët e njësive vendore, për të diskutuar mbi reformën territoriale, teksa deklaroi se një ligj kaq i rëndësishëm kërkon mbështetje të plotë në kushtetutë, dhe në interesat e qytetarëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë