Territorialja, Fino: Presim opozitën
deri në 31 korrik, Basha: Konsensus

Territorialja, Fino: Presim opozitën<br />deri në 31 korrik, Basha: Konsensus
Mazhoranca dhe opozita kanë dhënë sinjale pozitive për të finalizuar reformën për ndarjen e re administrative të vendit. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili si dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Bashkim Fino, të pranishëm në konferencën e organizuar nga opozita për këtë çështje, i kanë kërkuar asaj që ta përmbyllin deri më datë 31 korrik.
 
“Është një reformë historike që i duhet vendit për të ecur përpara. Opozita të konsultohet me 5 variantet tona, nëse opozita ka ndonjë variant të na e sjellë në Komision dhe ta mbyllim këtë reforme deri me 31 korrik. Deri më tani opozita ka dhënë vetëm argumente politike dhe jo teknike”, ka thënë Fino.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka dhënë shpjegime pse e refuzoi ftesën e Edi Ramës, ndërsa ka shtuar se janë të gatshëm që të ulen në bisedime për të gjetur një zgjidhje.
 
“Rama më dërgoi një letër por s’më ofroi konsensus në Parlament, ku ai ka shumicën. Po rendet drejt hartës dhe jo autonomisë vendore. Duhet një reformë që përmirëson çdo hallkë të jetës së çdo qytetari. Rreziku është që në rast të një mega-shumice siç është sot në Parlament të vendoset si kriter kryesor, kriterin politik”, ka thënë Basha.
 
Në konferencën e organizuar nga opozita janë prezantuar katër studime për reformën administrative, ku propozohen 88 njësi vendore dhe 4 rajone të mëdha.

Një ditë më parë Kuvendi ka shtyrë edhe me afro një muaj tjetër afatin kohor të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale. Komisioni do të veprojë deri në datën 31 korrik, kur dhe pritet të mbyllet ky sesion parlamentar  Kreu i Kuvendit, Meta tha se, meqë edhe opozita po bën një variant të sajin për ndarjet territoriale, miratimi i saj në Kuvend do të shtyhet për 31 korrik.  

Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme