Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, kundërshtoi gjatë fjalës së tij në Kuvend propozimin e PS për hartën e re territoriale.
Me tone ironike, Korreshi tha se PS duke kërkuar shkrirjen e Divjakës, ka futur konflikt mes banorëve të kësaj bashkie dhe asaj të Lushnjës.
"Ceno Klosi që nuk e njeh njeri, doli i pari në Divjakë nga Lista e Hapur. Ja pse e doni reformën ju. Ju keni futur edhe sharjen e urrejtjen mes lushnjarëve e Divjakës. Askush nuk e do këtë bashkim, përveç kryetares që i vente deti në derën e bashkisë. Pretendoni shërbime publike? Po ju s'keni hale. Sot e gjithë bashkia është patronazhim nga i pari te i fundit. Në 2014 i thatë do ulim shpenzimet. Kazanët e plehrave një herë në javë pastrohen në Lushnjë. Ndizen zjarre në mes të qytetit. Juve ju ka zënë ferra sytë, kallami është bërë si hu nëpër parcela. Asnjë nga rezervuarët e Myzeqesë nuk i punojnë portat hyrëse e dalëse. Iu ngeci peshku", tha mes të tjerash Korreshi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Territorialja’/ PD: Po asgjësoni 15 bashki pa konsultim! PS: Asnjë shërbim nuk largohet! ‘Pendohet’ Sinaj, Braçe kritika, qëndron në foltore përtej kohës: S'është reformë







