Ish-bashkëkryetari i PS për territorialen, Arbjan Mazniku replikoi deputetin socialist Erion Braçen që gjatë fjalës së tij kundërshtoi propozimin e PS për hartën e re territoriale.

Mazniku duke marrë shembull bashkimin e Divjakës me Lushnjën Mazniku tha se bashkia e Lushnjës kryen disa funksione që bashkia e Divjakës nuk i kryen dot, përfshirë planifikimin urban vendor, strehimin social.

“I nderuar z. Braçe i vlerësoj debatet që kemi bërë për reformën, e cila duhet të ketë jo vetëm hartat, por edhe kompetencat.  Jemi në një pikë që humbasim momentumin nuk do ia dalim dot ose ia dalim përmes këtij mekanizmi që kemi sot. Për të qenë i vërtetë bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji as nga qeveria për t’i ushtruar. Planifikimi urban vendor, Lushnja e bën, Divjaka jo.

Zhvillimi i turizmit-Lushnja shpenzon, Divjaka jo. Strehimi social është një politikë që bën bashkia, Divjaka nuk e bën. Enti i banesave ka pjesën e tij  dhe i ndihmin bashkitë kur munden. Lushnja merret, Divjaka nuk merret. Kujdesi social për të sëmurët, arsimi profesional, transporti, Lushnja e bën, Divjaka jo.

Kohezioni social kërkon që planet zhvillimore  të jenë të ndërtuara nga pushteti vendor, dhe nëse nuk janë të ndërtuara nga pushteti vendor nuk financohen nga BE”, tha Mazniku.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Territorialja’/ PD: Po asgjësoni 15 bashki pa konsultim! PS: Asnjë shërbim nuk largohet! ‘Pendohet’ Sinaj, Braçe kritika, qëndron në foltore përtej kohës: S'është reformë