Pasi nuk gjeti dakordësinë me opozitën, mazhoranca prezantoi e vetme raportin e hartuar nga ekspertët socialistë për hartën e re administrativo-territoriale.

PS e bëri të qartë pëmes Arbjan Maznikut se reforma territoriale do të realizohet tani, dhe do t’i qëndojnë variantit fillestar jo vetëm për uljen e numrit të bashkive por edhe për ndarjen në rajone.

“Ky skenar parashikon një reduktim të vogël të numrit të bashkive duke bashkuar nËjsi të vogal pa masë kritike me qendra më të forta fqinje. Së pari kështu konsolidojmë bashkitë, i japim atyre madhësinë dhe kapacitetet njerëzore që u mungojnë dhe e dyta na lejon në këtë moment të kapim afaatet elektorale. Harta e re duhet të jetë gati para zgjedhjeve vendore. Krijimi i një mekanizimi funksional rajonalizimi. Shqipëria ka nevojë për një nivel të dytë real qeverisje”, tha mes të tjerash bashkëkryetari i PS, Arbjan Mazniku.

Por puna tha Mazniku nuk konsiderohet e përfunduar plotësisht, pasi komisioni duhet të punojë deri në verën e 2027-ës për të rishikuar funksionet dhe kompetencat e bashkive.

“Çdo kompetencë të shoqërohet me financimin e nevojshëm. Rishikimi tërësor I mekanizmit të financimit të pushtetit vendor. asnjë ndarje e e funksionesh apo territorial nuk qëndron pa një sistem financimi që e shoqëron”, vijoi Mazniku

Më herët, kur në tryezë ishte edhe opozita, palët nuk arritën të gjenin dakordësinë për prezantimin e raporteve, pasi PD kërkoi zgjatje të afateve.

“Si mund të flasim për një raport përfundimtar, kur pjesa më e madhe e detyrimeve të miratuara nuk është realizuar?. Si mund të kenë punuar ekspertët e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale 2, kur ende nuk kemi përcaktuar parimet e saj?”, deklaroi Boçi.

Por pasi prezantoi raportin, Mazniku e la një derë të hapur sërish edhe për opozitën.

“Në ditët në vijim nëse opozita do të jetë dakord dëgjojmë edhe raportin e hartuar nga ekspertët e Partisë Demorkatike”, theksoi Mazniku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
‘Territorialja’/ PD kërkoi shtyrjen e afatit të punës së Komisionit, Mazniku: Opozita në mënyrë sistematike ka penguar axhendën, s’kemi kohë për të humbur

1784125278_ytuuioop.jpg

Mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale ka nisur me debate mes pozitës dhe opozitës.

Teksa opozita, përmes Luçiano Boçit kërkoi shtyrjen e afatit të punës së Komisionit, bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku theksoi se axhenda dhe kalendari i punës së komisionit janë propozuar me data dhe afate të përcaktuara.

Mazniku tha se gjatë këtyre nëntë muajve nga konstituimi i Komisionit, opozita ka pasur qasje për shtyrjen e afateve në mënyrë të vijueshme, ndërsa mazhoranca ka qenë e hapur për të ‘akomoduar’ kërkesat e saj.

"Po, axhendën e kemi propozuar ne. Kemi propozuar axhendën dhe kalendarin e punës, me kolona, data dhe afate të përcaktuara. Ajo që na ka karakterizuar në mënyrë konstante ka qenë një axhendë e qartë nga ana e opozitës për të djegur afatet e vendosura. Që nga data e konstituimit kanë kaluar 9 muaj. Ka pasur raste kur është thënë: 'Jo këtë javë, sepse kemi protestë.' Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të akomoduar çdo kërkesë të opozitës. Mazhoranca ka qenë shumë transparente dhe ka përgjegjësinë, si edhe barrën qeverisëse. Axhenda, në mënyrë sistematike, është penguar nga opozita. Duhej të kishim zhvilluar shumë më tepër takime dhe të kishim përfunduar dëgjesat tematike, por kjo është pamundësuar për shkak të mungesës së gatishmërisë për të zhvilluar mbledhje nga ana juaj", tha Mazniku.

Mazniku theksoi se reforma nuk mund të shtyhet më, pasi lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2027 dhe objektivin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2029. Ai shtoi se çdo vonesë do të shtynte efektet e reformës deri në vitin 2031, duke u kushtuar qytetarëve gati një dekadë të humbur.

“Unë e kam kërkuar këtë mbledhje për raportin që para tre javësh. Kemi diskutuar për tre javë për të ardhur deri në ditën e sotme. Nuk mund të vijmë në një komision dhe të themi se nuk janë bërë punët, ndërkohë që jemi në një komision me paritet të plotë. Kujt i kërkohet llogari për axhendën? Kuvendi ka kërkuar që kjo punë të përfundojë brenda 9 muajve. Kërkesa ime ka qenë sistematike dhe e thjeshtë, të dëgjojmë sot ekspertët, të bazohemi te dëgjesat dhe te debati që është zhvilluar, e më pas të shohim nëse mund të shkojmë me një raport në Kuvend në seancën e datës 23. Ne nuk mund të shkojmë në datën 23 në Kuvend pa një raport dhe pa dëgjuar ekspertët", përfundoi Mazniku.