Edi Rama i la pushimet në mes! Pakënaqësitë që ka prodhuar reforma territoriale e detyruan të mbledhë kryetarët e bashkive të majta që shkrihen nga kjo ndarje e re.
Por mbledhja siç mëson Report TV është zhvilluar me tone të ashpra dhe përplasje të forta mes Ramës dhe 4 kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Poliçani, Dimali, Selenica dhe Divjava.
Report tv mëson se kryetari i Bashkisë së Policanit është larguar nga mbledhja pas debateve shumë të ashpra me kryeministrin, përplasje e cila ka shkuar deri në ofendime dhe tone shumë të larta.
Gjatë diskutimeve Rama i ka thënë Adriatik Zotkajt: Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Poliçani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie.
Ndërsa Zotkaj i cili edhe publikisht ka qenë kundër shkrirjes së bashkisë së Poliçanit, me argumentin se do të largohen shërbimet nga qytetarët i është përgjigjur se komuniteti i reagoi veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. “Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.”-ka thënë Zotkaj.
Një tjetër përplasje e ashpër ka qenë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.
Report tv mëson se Rama i është drejtuar me ironi: Ju udhëheqësit e mëdhenj!
Ndërsa Mema i është përgjigjur: Ç ‘udhëheqës! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje. (Duke folur këtu për mungesën e kompetencave të pushtetit vendor).
Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin Rama duke e nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja.
Megjithatë, Zotkaj dhe Mema nuk mund të kandidojnë më për kryetarë bashkie pasi kanë ezauruar mandatet e lejuara.
Edhe kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë mbajtur debatuar me kyeministrin Rama dhe Arbjan Maznikun duke i qëndruar argumenteve të tyre kundër shkrirjes së bashkive.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale.
Ndërsa kryebashkiakët, pretendojnë edhe për standarde të dyfishta kur vjen puna tek përzgjedhja e bashkive që duhet të shkriheshin.
Sipas tyre ka bashki si Peqini, Vau i Dejës apo Roskoveci të cilat janë me tregues më të ulët performace të cilat do të mbajnë statusin e bashkisë.
Mbledhja është përqendruar vetëm tek reforma territoriale, por ka pasur edhe bashki si Maliqi apo Këlcyra të cilat nuk kanë shprehur kundërshti për mënyrën se si do të pozicionohen me hartën e re territoriale.
Në takimin që u mbajt në Kuç të Vlorës kanë qenë të pranishëm 20 kryetarë bashkish, ata që preken nga ndryshimet e hartës territoriale si dhe kryetarët e bashkive qendër qarku.
-
turp i madh per ata qe i kane shkuar ne mbledhje, ata duhet te erren ti organizojne funeralin politik
Përgjigju -
Kokat hengshi...
Përgjigju








Komente
Komento