Territorialja, PD afat deri në 30
korrik për të ndryshuar hartën

Territorialja, PD afat deri në 30<br />korrik për të ndryshuar hartën
TIRANE - Bisedimet mes PS dhe PD-së mbi reformën territoriale do të realizohen deri në datën 30 korrik, më pas gjithçka do t’i mbesë votës në Kuvend. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Reformës Administrativ-Territoriale, Bashkim Fino theksoi se do ta presë Partinë Demokratike deri në datën 30 korrik për të bashkëpunuar për reformën administrative në mënyrë që palët të gjejnë një konsensus. Kjo deklaratë e Finos erdhi pasi qëndrimit të kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili tha se partia e tij ka hartuar një hartë territoriale me 71 bashki, e cila do t’i paraqitet komisionit nëse gjendet bashkëpunimi ndërmjet PD-së dhe PS-së për ndarjen e re territoriale.

Në fjalën e tij, ai kërkoi nga ana e kreut të komisionit që të japë garancinë për një bashkëpunim deri në momenti e fundit, duke shtuar se konsensusi është i domosdoshëm për këtë reformë. “Jam i sigurt që mund ta gjejmë shumë shpejt dakortësinë në ndarjen e re administrative. Ne kemi një hartë me 71 njësi vendore. Nuk e kemi bërë publike pasi kërkojmë që PS dhe PD të bëjnë një hartë, por jo se PDIU nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për ta bërë. Do kërkoja që të pritej partia më e madhe opozitare deri në momenti ne fundit”, - tha Idrizi.

Menjëherë pai tij, kreu i komisionit Bashkim Fino theksoi se: “Këtë trend e kisha edhe një mbledhjen e shkuar. Kërkesa kemi pasur nga shumë komuna dhe subjekte. Ne kemi paraqitur 5 variante dhe jemi sërish të hapur për diskutime. Ne miratojmë atë që është vendosur të premten dhe ka kohë deri të enjten tjetër dhe jemi të hapur nëse opozita më e madhe merr vendim deri dy ditë apo një ditë para të enjtes”, - tha Fino.

Opozita
Menjëherë pas miratimit të reformës administrative nga Komisioni i Posaçëm ka ardhur edhe reagimi nga kreu i Shoqatës së Komunave, Fatbardh Plaku, i cili është i zgjedhur nga PD-ja. Nëpërmjet një komunikate për mediet, Plaku kërkon që maxhoranca dhe opozita të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke theksuar se ndarja territoriale duhet të bazohet nga 80 deri në 100 njësi vendore. Por duke parë se kreu i Komunës së Farkës është edhe i zgjedhur i PD-së si edhe pjesë e strukturave të partisë, lë të kuptohet se vetë Basha tani më është i hapur për bashkëpunim.

Sipas kësaj komunikate thuhet se “Mazhoranca e opozita dhe i gjithë spektri politik por jo vetëm, të gjejnë rrugët e bashkëpunimit në çdo moment, për të kontribuar në këtë reformë; Të rishikohet rikonfigurimi dhe varianti i fundit me 61 njësi vendore, në interes të rritjes së numrit të njësive në intervalin 80-100 njësi apo 7-8 njësi për qark; Të shmanget çdo konfigurim me prapaskena politike; Të punohet me urgjencë kuadri ligjor, strategjia e decentralizimit fiskal dhe administrative, në funksion të NJQV-ve të reja”.

Komisioni
Mbledhja e djeshme e Komisioni të Reformës Territoriale u bë në një debat të ashpër ndërmjet Andrea Martos i cili mbrojti interesat e minoritetit grek duke votuar kundër dhe Finos i cili kërkoi nga ai që të dilte pro. Marto votoi për të gjithë draftin kundër si në parim ashtu edhe në tërësi duke mbajtur qëndrimin e tij politik përkrah PBDNJ-së.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore