Territorialja, Vasili: Ndjejmë
keqardhje për arsyetimin e presidentit

Territorialja, Vasili: Ndjejmë<br />keqardhje për arsyetimin e presidentit
TIRANE- Pas dekretit të presidentit Bujar Nishani për kthimin e reformës territoriale për shqyrtim në kuvend, ka reaguar Petrit Vasili, anëtar i grupit të posaçëm të punës për këtë reformë. Vasili deklaron se pretendimet e Nishanit se kjo reformë s’ka qenë transparente dhe nuk është konsultuar me grupet e interesit nuk qëndron dhe këtë e di mbarë popullit shqiptar. Ai risolli në vëmendje muaj të tërë kur mazhoranca ishte në pritje të një varianti nga ana e opozitës për ndarjen e re administrative.
 
Vasili iu drejtua opozitës se nëse do, ka ende kohë për të paraqitur një variant të saj për ndarjen e re territoriale. Deklarata e plotë e deputetit Petrit Vasili

“Ky proces ka shënuar një transparencë duke u përcjell jo vetëm mediadikisht në çdo moment në çdo hap të ndërtimit të tij të konsultimit të tij në çdo hap të ndërtimit të tij, konsultimit të tij me të gjithë grupet e interesit, të gjithë shqiptarët nuk mund të harrojnë dhe por ne besojmë dhe presidenti nuk mund të harrojë që për muaj e muaj të tërë mazhoranca ka pritur me durim ardhjen e opozitës ne parlament deri në momentin kur mazhoranca gjykoj që takticizmi, mungesa e dëshirës dhe op.. i opozitës kishte si qëllim bllokimin e reformës dhe jo qëllime të tjera konstruktive. Ecim më tej në atë proces i cili formësojë reformën. Në ditët që na presin më përpara në mbledhjen e parlamentit apo të seancës përkatëse, besojmë që ka një kohë të bollshme që ajo të përpilojë së fundmi një qëndrim”, tha Valisi.
 
Më tej kryetari i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, foli edhe për vjedhjen e bankës së Shqipëri, ku në emër të LSI ai inkurajoi hetimet e thella dhe përgjegjësinë për autorët e këtij krimi.

"Është e vërtetë që çështja e Bankës së Shqipërisë ka thithur një vëmendje të madhe të opinionit publik, por edhe të politikë pse jo. Ne mendojmë që qëndrimi i vetëm i qartë i drejtë dhe transparent është pikërisht ai i mbështetjes së plotë të një hetimi të thellë profesional, i paanshëm, që evidenton qartë gjithçka ka ndodhur, evidenton qartë fajtorët dhe në fund të tij pra në konkludimin e hetimit së bashku me qëndrimin që drejtësia do të mbajë, dënimin e pakompromistë të fajtorëve. Ky qëndrimi duhet të na udhëheqë gjithmonë kur ka ngjarje të këtij karakteri, sepse në rast se ç’ka ndodhur nuk qartësohet e në rast se fajtorët nuk evidentohen, askush në këtë vend nuk ka bërë detyrën e tij", tha Vasili.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë