Territorialja, Vasili: Qëndrimi ynë
për variantin me 39 dhe 47 njësi

Territorialja, Vasili: Qëndrimi ynë<br />për variantin me 39 dhe 47 njësi
TIRANE- Mazhoranca pret variantin e opozitës për ndarjen e re territoriale, por variantet kryesore mbetet 2, ai me 39 dhe 47 njësi. Kështu ka deklaruar kryetari I grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili në një prononcim për mediat.
 
Vetëm pak javë nga votimi i reformës së reformës së territoriale, lëvizja Socialiste për Integrim shprehet se mazhoranca ka 2 variantet e saj për ndarjen e re, që parashikon 39 dhe 47 njësi vendore. Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili, për mediat tha se nuk ka asnjë lloj qëllimi politik në miratimin e kësaj reforme, por vetëm në të mirën e qytetarëve. Dhe kjo u duk qartazi dhe në pjesëmarrjen e tryezës që organizoi opozita për këtë çështje.
 
“Kemi qenë në komunikim me gjithë aktorët e interesit që të jetë gjithëpërfshirës. Ne jemi të hapur të dëgjojmë variantin alternativ të opozitës. Do kemi brenda korrikut një reformë territoriale. Kushtëzimi me reformën decentralizuese nga PD është jo normal. Ne kemi marrë pjesë në aktivitetin e opozitës për të treguar se s’kemi paragjykim, ndërsa opozita nuk ka qenë prezent në konsultime. Kjo reformë nuk fsheh asnjë qëllim politik”, tha Petrit Vasili.
 
Në lidhje me një nga kërkesat e opozitës për reformën e decentralizimit, Vasili sqaron kjo mazhorancë nuk është kundër, por fillimisht duhet që vendi të ketë një ndarje territoriale fillimisht.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë