Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Milanos, ku një shoferi ka marrë peng autobusin ku në të ndodheshin 51 nxënës të shkollës së mesme Vailati e Crema .
Sipas mediave italiane shoferi është një 47-vjeçar senegalez por me shtetësi italiane i cili ishte i punësuar në firmën e autobusëve 'Autoguidovie di Crema', me anë të një bidoni me benzinë ka kërcënuar studentët se do ti djegë të gjallë.
Ai pasi rrëmbeu autobusin me gjimnazistët u drejtua për në aeroportin e Linates, ku bënte vazhdimisht thirrje që të ndaleshin vrasjet në detin Mesdhe.
Fatmirësisht një nga studentët arriti të telefononte karabinierët të cilët arritën të bllokonin autobusin që ishte në lëvizje.
Më pas kanë bërë të mundur neutralizimin e senegalezit dhe kanë nxjërrë të gjithë studentët jashtë autobusit.
"Sot askush nuk del nga këtu i gjallë", kështu u është drejtuar shoferi 47-vjeçar studentëve.
Sipas prokurorëve të çështjes në lidhje me këtë ngjarje të rëndë nuk përjashtohet as ndonjë sulm i mundshëm terrorist.
Terror në Milano, shoferi rrëmben autobusin me 51 gjimnazistë dhe i vë flakën me benzinë (VIDEO)
Komento