17 të vrarë, ky është bilanci i një sulmi terrorist nga ISIS në Muzeun Kombëtar pranë Parlamentit të Tunizisë gjatë së mërkurës. Dy persona të armatosur morrën peng Muzeun që frekuentohej nga turistë evoprianë, ndërsa morrën peng shumë të tjerë, të cilët janë liruar përmes një operacioni të forcave speciale.
Gjatë operacionit të forcave speciale mbetën të vrarë 2 militantët. Forcat e sigurisë së vendit afrikano-verior kanë njoftuar se i kanë liruar të gjitha pengjet e mbajtur në muze prej militantëve, që ishin kryesisht italianë, britanikë, spanjollë dhe francezë.
Në mesazhin në rrjetin social Twitter theksohet se ky është një lajm i mirë për muslimanët e Tunizisë dhe një goditje për jobesimtarët dhe hipokritët. Sulmi ndaj një institucioni kaq të lartë përbën një goditje të rëndë për vendin afrikano-verior, që bazohet kryesisht te turizmi, me në krye vizitorët europianë. Deri më sot, Tunizia kishte shmangur çdo lloj ngjarjeje të dhunshme të militantëve ekstremistë, që prej trazirave të vitit 2011 që rrëzuan diktatorin Ben Ali.
Sipas mediave nërkombëtare ky është sulmi më i keq, që pas sulmit të al-Kaedës ndaj një sinagoge, në vitin 2002, ku mbetën të vdekur 21 turistë të ishullit Djerba.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO