VLORË - Një krim i dyfishtë tronditi mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 21-vjeçare dhe kushëriri i saj u vranë me armë ndërsa ndodheshin në ambientet e një pastiçerie.
Viktima të këtij ekzekutimi mbetën Paola Bishaj dhe Parid Velaj 28 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosur mbeti Gerti Arapi 28 vjeç banues në Berat, i cili shumë shpejt do të fejohej me motrën e 21-vjeçares. Në një operacion të vështirë për kapjen e autorit, policia e qytetit bregdetar mundi të vë në pranga 28-vjeçarin Ervis Lulushi dhe të sekuestrojë armën e krimit. Blutë e Vlorës arrestuan edhe shokun e autorit të dyshuar, Henrik Merkajn për moskallëzim krimi, i cili është edhe pjesë e Forcave të Armatosura. Merkaj po lëvizute me të njëtin mjet me Lulushin, kur ky i fundit ka parë në lokal viktimat.
Shkak për këtë tragjedi e cila shënohet në ditën e dytë të këtij fillim viti, dyshohet të jetë bërë refuzimi i të resë për të pasur lidhje dashurie me autorin.
A1 Report mëson se e reja që humbi jetën jetonte në Gjermani dhe se ishte kthyer në qytetin e saj të lindjes për festat e fundvitit.

(Në foto: Autori i vrasjes Ervis Lulushi)
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Ervis Lulushi ka pranuar autorësinë e vrasjes, por nuk ka pranuar akuzën se ka marrë ndonjë makinë nën kërcënimin e armëve, apo të ketë kërcënuar policinë.

(Në foto: Dy viktimat e vrasjes në Vlorë)
Por si rrodhi dinamika e kësaj ngjarjeje deri në vrasjen e kushërinjve?
21-vjeçarja dhe kushëriri i saj ndodheshin në pastiçerinë “Grande Gelato” pranë shkollës së Marinës, ndërsa në tavolinë me ta ishin edhe bashkëshortja e Parid Velajt së bashku me Gerti Arapin. Autori Ervis Lulushi po lëvizte me makinën 'Lancia' që drejtohej nga shoku i tij, Henrik Merkaj. Policia bën me dije se ky i fundit është oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 Poshnjë të Beratit. Autori gjatë kësaj kohe ka parë në lokal 21-vjeçaren Paola Bishaj. Burime për A1Report nga blutë e Vlorës thanë se autori i dyshuar i vrasjes është afruar në tavolinë dhe ka kërkuar të thërrasë për sqarim 21-vjeçaren. Por ka qenë kushëriri i saj i cili nuk e ka lejuar bisedën mes tyre, duke e larguar autorin disa metra larg ambientit të pastiçerisë. Vetëm pak minuta më vonë Ervis Lulushi është kthyer i armatosur dhe ka qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të Paolës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më tej ka qenë kushëriri i saj, Paridi i cili në tentativën për të izoluar autorin është qëlluar me një plumb ne kokë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. 28-vjeçari ishte baba i një fëmije. Ndërsa Genti Arapi ka shpëtuar mrekullisht nga kjo tragjedi, falë bllokimit të armës. Ai është goditur disa herë në kokë me tytën e pistoletës dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja, 4-vjeçarja pa të vritet i ati dhe kushërira
Dy viktimat, kushërinjtë Paola Bisha dhe Parid Veliaj kanë qenë në lokal në shoqërinë e bashkëshortes së këtij të fundit, motrës së Paolës dhe të fejuarit të saj në momentin kur Ervis Lulushi ka shkuar dhe i ka qëlluar me armë. Por në tavolinë me ta ndodhej edhe vajza e mitur 4-vjeçare e çiftit Veliaj, e cila ka parë të gjithë ngjarjen, ku mbeti i vrarë edhe babai i saj Parid Veliaj.

Pas krimit, autori u largua me makinë, kërcenoi shoferin me armë në kokë
Menjëherë pas ekzekutimit të dyfishtë dhe plagosjen e të riut tjetër, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke kërcënuar me pistoletë në kokë drejtuesin e një makine të rastësishme që ndodhej pranë pastiçerisë. Policia është vënë në ndjekje të autorit duke e lokalizuar pranë zonës së Skelës.
Autori terror në rrugë, i drejton armën policisë e largohet me pistoletë në dorë
Autori nuk është ndalur me kaq...ka dalë nga automjeti, i ka drejtuar armën efektivëve të policisë dhe ka nisur të ecë me pistoletë në dorë nga Skela në drejtim të Ujit të Ftohtë duke terrorizuar qytetarët që ndodheshin në rrugë. Operacioni për kapjen e tij ka qenë i vështirë për shkak të kërcënimit me armë, derisa efektivët arritën ta vënë në pranga.
Sakaq, policia shoqëroi në ambientet e komisariatit dhe kushëririn e autorit, Arlind Lulushin 27 vjeç i cili mbërriti pas ngjarjes, si dhe Daniel Mehmetin 32 vjeç, i cili dyshohet të jetë personi që u kërcënua me armë në kokë nga 28-vjeçari.
Vëllai i të plagosurit flet për A1 REPORT: Autori e përndiqte nga Facebook. Paola kishte vënë në dijeni kushëririn
Në një prononcim për A1 REPORT, Altin Arapi, vëllai i Gertit, që mbeti i plagosur nga kjo tragjedi, mes lotësh tregon se autori kishte kohë që e përndiqte 21-vjeçaren, para se Paola të jetonte në Gjermani. Sipas dëshmisë së tij, 28-vjeçari e dinte që e reja do të ishte në Shqipëri për festa pasi e ndiqte përmes rrjetit social Facebook. Por jo vetëm kaq. Ervis Lulushi kishte qëndruar përgjatë gjithë ditës poshtë pallatit të familjes së 21-vjeçares që të mund ta takonte atë. Për këtë situatë dhe shqetësimet e vazhdueshme, Paola Bishaj kishte vënë në dijeni edhe kushëririn e tij, Paridit. Ky i fundit kishte folur në telefon me autorin duke i kërkuar që të mos e shqetësonte më kushërirën e tij, dhe deri në ato çaste situata dukej se ishte sqaruar. Arapi thotë për A1 Report se edhe sot kur ndodhi krimi i dyfishtë, autori e kishte ndjekur 21-vjeçaren, derisa i kërkoi të çohej nga tavolina për të sqaruar diçka me të.

(Në foto: I plagosuri Gerti Arapi 28 vjeç banues në Berat)

Lajmi është hedhur fillimisht më 02.01.2015 ora 13:54 u përditësua më 03.01.2015 ora 13:53
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO