Terrori në Afganistan/ Talebanët dhunë barbare ndaj ‘të pabindurve’, qëllojnë për vdekje aktivisten 29- vjeçare e të drejtave të grave  

Terrori në Afganistan/ Talebanët dhunë barbare ndaj ‘të pabindurve’, qëllojnë për vdekje aktivisten 29- vjeçare e të drejtave të grave  

Vëmëndja kthehet sërish te terrori i udhëheqjes nga talebanët në Afganistan ku është qëlluar pë vdekje një pedagoge ekonomie, aktiviste në mbrojtje të të drejtave të grave. Frozan Safi, 29  vjeç është qëlluar dhe vrarë në veri të Afganistanit , në atë që duket të jetë vdekja e parë e njohur e një mbrojtësjeje të të drejtave të grave që kur talebanët erdhën në pushtet pothuajse tre muaj më parë. Gjatë kësaj kohe ekstremistët kanë udhëhequr një goditje kryesisht të dhunshme ndaj disidencës, duke rrahur gratë me shkopinj elektrike dhe duke ndaluar e torturuar gazetarët që mbulojnë protestat mbarëkombëtare nga gratë që kërkojnë të rikthehen dhe mbrohen të drejtat e tyre.

Trupi i viktimës, Frozan Safit u identifikua në një morg në qytetin Mazar-i-Sharif pasi ajo u zhduk më 20 tetor. “Ne e njohëm atë nga rrobat e saj. Plumbat i kishin shkatërruar fytyrën”, tha motra e Safit, Rita, e cila është mjeke.

“Kishte plagë plumbash gjithandej, shumë për t’u numëruar, në kokën, zemrën, gjoksin, veshkat dhe këmbët e saj.” Unaza e saj e fejesës dhe çanta i ishin marrë të dyja, shtoi Rita.

Të enjten, forcat e sigurisë talebane sollën trupat e dy grave të paidentifikuara që ishin qëlluar për vdekje në spitalin provincial të Balkh, tha Meraj Faroqi, një mjeke vendase. Ata ishin gjetur së bashku me trupat e dy burrave në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, tha Zabihullah Noorani, drejtor i talebanëve për çështjet e informacionit dhe kulturës në provincën Balkh, i cili sugjeroi se ata mund të kishin qenë viktima të një "marrëveshjeje personale". . Policia është duke e hetuar rastin, tha ai.

Vdekjet nënvizojnë ndjenjën e përhapur të frikës në Afganistanin e kontrolluar nga talebanët, ku një valë vrasjesh hakmarrëse të njerëzve të lidhur me qeverinë e mëparshme ka nxitur një atmosferë mosndëshkimi dhe konfuzioni.

Që nga mesi i gushtit, gratë kanë mbajtur protesta të rregullta mbarëkombëtare kundër talebanëve, duke kërkuar që të rikthehen dhe mbrohen të drejtat e tyre. Mezi kalon një ditë në Afganistan pa tkurrjen e mëtejshme të të drejtave të grave. Vajzat ‘de facto’ janë të ndaluara nga shkolla e mesme , qeveria e re është vetëm meshkuj dhe femrave u është ndaluar shumica e sporteve dhe punës.

Të enjten, Human Rights Watch tha se rregullat e talebanëve po ndalonin shumicën e grave të operonin si punonjëse ndihmash në vend, duke përshpejtuar një katastrofë humanitare të afërt.

Aktivistët thonë se ata janë duke u ndjekur nga talebanët, të cilët kanë përsosur mënyra për të infiltruar dhe frikësuar grupet e grave.

Nga fundi i muajit të kaluar, Frozan mori një telefonatë nga një numër anonim, duke i thënë asaj të mblidhte prova për punën e saj si mbrojtëse e të drejtave dhe të largohej në një shtëpi të sigurt.

Kjo kishte kuptim për të: Frozan besonte se kërkesa e saj për azil në Gjermani ishte në proces. Ajo futi disa dokumente, duke përfshirë diplomën e saj të universitetit, në një çantë, hodhi një shall bardh e zi mbi kokë dhe u largua nga shtëpia, tha Rita.

Ajo ishte e kujdesshme të drejtonte gishtin nga talebanët. "Ne thjesht nuk e dimë se kush e vrau atë," tha Rita. Babai i motrave, Abdul Rahman Safi, 66 vjeç, tha se trupi i Frozanit ishte gjetur në një gropë jo larg qytetit dhe ishte regjistruar nga punonjësit e spitalit si i panjohur.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun