Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerësoi strukturat e Drejtorisë së Anti-terrorit për bashkëpunimin me partnerët e SHBA-së në këtë çështje.
Përmes një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S.Berman dhe Zv/Ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Sigurinë kombëtare Edëard C.O’Callaghan, njoftuan se Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si “Abdul Qaëii”, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS), si dhe për falsifikimin e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombëtar.
Prokurori i SHBA -së për Manhatanin citon se “siç e pranoi në gjyq sot, Sajmir Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS-it. Ai bleu gjithashtu armë luftarake dhe ndihmoi një person tjetër që të gjente dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji koduese (enkriptimi) për të luftuar me ISIS-in në Siri.”
Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg.
Z.Berman dhe z. O’Callaghan lavdëruan përpjekjet e jashtëzakonshme të Task-Forcës së Bashkuar ndaj Terrorizmit të FBI-së në Nju Jork, e cila përbëhet kryesisht nga agjentë të FBI-së dhe detektivë nga Policia e Nju Jorkut. Z. Berman falenderoi Seksionin e Kundërterrorizmit në Divizionin e Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Policinë e Shtetit të Shqipërisë dhe Komandën Kundër Terrorizmit në Shërbimin e Policisë Metropolitane të Londrës, Mbretëria e Bashkuar.

Njoftimi i Departamentit Amerikan të Drejtësisë
s.k/Shqiptarja.com









