Terroristi i ISIS kërcënon Francën:
Do t’iu godasim edhe më rëndë

Terroristi i ISIS kërcënon Francën:<br />Do t’iu godasim edhe më rëndë
“Ke thënë se sulmet tuaja kundër nesh do të intensifikohen. Nga ana jonë, operacionet tona kundër jush do të jenë më të rënda”.

Ky është kërcënimi që xhihadisti Rachid Kassim ka bërë ndaj Fransua Hollande është shprehur Rita Katz, drejtoreshë e “Site”.
 
Kassim, i cili mendohet se ka orkestruar sulmet në Francë ka kritikuar xhihadistët meshkuj që nuk kanë sulmuar sa duhet pasi një qelizë e grave terroriste u shkatërrua nga policia.
 
Zyrtarët besojnë se ekstremisti Rachid Kassim, i cili është shfaqur në videot e organizatës terroriste duke prerë koka është nxitësi kryesor i sulmeve.
 
Kassim është në kërkim pasi është nisur në vitin 2012 për Siri. Nga 2015-ta, përmes rrjeteve sociale, drejton terroristët në Francë për t’u hedhur në aksion, u jep instruksione dhe vendos kontakte me celulat terroriste.

Ai përdor shërbimin e kodifikuar të postës në internet të parapëlqyer nga terroristët, sepse është më i sigurt.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri