STRASBURG- Khalid el Masri, një tregtar gjerman i rrëmbyer gabimisht nën akuzën e terrorizmit, kërkon dëmshpërblim.
Për herë të parë një trupë gjyqtarësh në Gjykatën Europiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg dëgjuan historinë e tij. Shtetasi gjerman me origjinë libaneze nisi rrëfimin para 17 gjyqtarëve të Strasburgut me vitin 2003, kur ai u arrestua nga policia maqedonase në kufi me Shqipërinë dhe u mbajt për 23 ditë peng në një hotel në Shkup, pasi akuzohej se ishte një terrorist i rrezikshëm.
Më pas iu dorëzua autoriteteve amerikane, të cilët sipas tij e kanë dërguar në një zonë malore në Shqipëri ku për 5 muaj është rrahur e keqtrajtuar dhe më pas kur u zbulua se ishte personi i gabuar është lënë i lirë, duke u përpjekur të mbajnë të fshehtë ngjarjen.
Si qeveria shqiptare edhe ajo amerikane kanë mohuar ngjarjen. Ndërkohë që avokati i tij deklaron se "qeveria e Maqedonisë por edhe qeveritë e tjera që morën pjesë në rrëmbimin dhe torturimin e El Masri do të mbajnë përgjegjësitë e tyre".
Juristi James Goldston shton se do të jetë një ish-ministër i Ballkanit që do të dëshmojë para gjykatës së Strasburgut në favor Khalid el-Masri. Avokati nuk specifikon emrin e ish- ministrit.
Në fund të gjithë kësaj aventure El-masri edhe pse u la i lirë nuk iu kërkua kurrë falje dhe nuk u dëmshpërbye për gabimin e bërë nga autoritetet e CIA-s.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com