PRISHTINE - Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, shtatë personat që u arrestuan të premten në mbrëmje, nën dyshimin për terrorizëm, kishin kontakte me Lavdrim Muhaxherin, ish-udhëheqësin e shqiptarëve në Siri, dhe në bazë të udhëzimeve të tij, ata përgatisnin sulme ndaj institucioneve të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e sigurisë 'një muaj paraburgim' për shtatë të arrestuarit që akuzohen se janë të lidhur me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra.
Të akuzuar janë: Bujar Brahimi, Visar Ibishi, Liridon Morina, Burim Istrefi, Leotrim Musliu, Kenan Plakaj dhe Leotrim Vojvoda.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i takojnë një rrjeti të gjerë terrorist në Ballkan, ku përveç Kosovës, përfshihen edhe të dyshuar të tjerë nga Maqedonia dhe Shqipëria.
“Të gjithë të pandehurit kanë pasur kontakte me personat tjerë nga Maqedonia dhe Shqipëria, dhe nëse të njëjtit do të lirohen, ekziston rreziku që të arratisen dhe të jenë të paarritshëm për organet”, thekson Prokuroria Speciale.
Sipas Prokurorisë, ka rezultuar se të gjithë të pandehurit kanë mundur të kenë kontakte me persona të tjerë që kanë vepruar e që veprojnë në territorin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, që dyshohet se i takojnë organizatave terroriste ISIS dhe Al Nusra.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com