Terrorizmi, a duhet pasur kujdes 
nga serbët me mbiemrin Gavriç?!

Gavriç. Është ky mbiemri i serbit të vënë në prangat e Policisë së Kosovës duke parandaluar një sulm të mundshëm terrorist, edhe pse ende nuk është saktësuar objektivi i tij. Mediat kosovare kanë filluar të hamendësojnë për prirjet terroriste që kanë personat me këtë mbiemër, dhe në këtë rast i referohen të famshmit Dusan Gavriç në filimin hollivudian “The Peacemaker”. 

Slobodan Gavriç i arrestuar dy netë më parë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ka të njëjtin mbiemer më personazhin e këtij filmi, i cili dëshironte të hidhte në erë New Yorkun me bombë atomike të vendosur në një kishë sepse urrente amerikanët.
 
A u frymëzua nga terroristi në filmin me Nicole Kidman dhe George Clooney, kjo nuk dihet, apo ndoshta është vetëm një rastësi.
 
gavric
Gavrci, personazhi i "The peacemaker"

slobodan gavric
Slobodan Gavric, i arrestuar nga Policia e Kosoves

Këtë element e ka evidentuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, e cila në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan:
 
“Fakte interesante:
Personazhi i filmit "Peacemaker", i cili me eksploziv synonte te hidhte ne ere nje kishe ne Neë York, quhet Dušan Gavrić.
Personi qe u arrestua mbrëmë me 12 kg exploziv C4 ne Prishtine quhet Sllobodan Gavric.
Të jetë vallë identiteti i vërtetë ky i Sllobodanit?”.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot

Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot