Ambasadori ka shtuar se, Shqipëria është një vend besnik në luftën kundër terrorizmit, ndërkohë që armët më të forta ndaj këtij fenomeni janë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve.
““Unë e konsideroj këtë ide si shumë të veçantë. Kjo pasi shumicën e kohës personat që e konsiderojnë veten se i përkasin feve të ndryshme dhe kryesisht ndonjëherë nxjerrin islamin në shkallë të parë janë totalisht injorantë dhe nuk e njohin fenë. Kjo është një eksperiencë në Francë, por në një mënyrë të ndryshme, pasi mësimi i fesë bëhet nga mësues të ndryshëm. Mësimi i fesë nuk është promovimi i ndonjë feje nga një tjetër, duhet ti japim të rinjve të gjithë armët për të kuptuar e praktikuar një fe” ka thënë ai.” ka thënë ai.
Këto deklarata ambasadori i Francës i ka bërë gjatë një seminari për luftën kundër terrorizmit ku ishte e pranishme edhe Zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea e cila ka thënë se, institucionet shqiptare kanë shtuar vëmendjen ndaj terrorizmit ku e kanë bërë drejtorinë e anti-terrorit ndër më të mëdhatë në Ballkan.
““Terrorizmi konsiderohet si një kërcënim nga të gjithë vendet e rajonit e më gjerë. Aktet e fundit të ndodhura treguan se, të gjithë shtetet evropiane mbeten të ekspozuara ndaj kërcënimit të terrorizmit. Sigurisht që edhe Republika e Shqipërisë nuk përbën përjashtim në këtë drejtim. Kohët e fundit me gjithë masat e marra dhe goditjet e bëra ka elemente dhe rigrupime brenda shoqërisë që përpiqen të shfrytëzojnë njerëzit e varfër e të pambrojtur për qëllimet e tyre terroriste” ka thënë ajo.
Ndërsa ambasadori i Gjermanisë, Hoffman ka thënë se, lufta ndaj terrorizmit është në axhendën e shumë vendeve, ndërkohë që terroristët po përdorin metoda moderne komunikimi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
