Lufta kundër terorizmit, financimi i tij, byrja e hetimit, SPAK-u, dhe krimi i organizuar, janë tre temat e diskutimit që kryeprokurori Adriatik Llalla do ketë në fokusin e takimit të tij me kryeprokurorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Llalla së bashku me drejtoreshën e Marëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi dhe drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, kanë udhëtuar në drejtim të Uashingtonit, me qëllim marrjen e një sërë takimeve me krerët më të lartë të investigimit në SHBA. Mësohet se mes takimeve që do zhvillojë delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme, është dhe ai me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe drejtues të strukturës DEA, e cila ka si specialitet luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Takimi vjen në një kohë kur sulmet e terrorizmit janë intesifikuar në disa shtete të Europës, ku dhe kanë sjellë mjaft takime. Interesi i të gjithëve në këto raste është zhvillimi i takimeve, me qëllim ndërjen e informacionit dhe mbajtjes në mëonitorim të vazhdueshëm, këdo që ka tendenca të tilla kriminale, për të sulmuar me bomba C4, njerëz të pafajshëm në ambjente publike. Burimet thanë se terrorizmi do jetë tema kryesore e kësaj vizite e delegacionit të prokurorisë në SHBA.

Krimi i organizuar
Pa dyshim që krimi i organziuar dhe sekuestrimi i aseteve financiare të tij, nuk do lihet jashtë vëmëndjes në takimet që pritet të zhvillojë kryeprokurori Llalla në SHBA. Jo rastësisht në këtë vizitë, Llalla ka marrë dhe drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, në mënyrë që të diskutohet lidhur me hetimin e grupeve krimianle, shkëmbimin e informacioneve me prokuroritë e huaja, me qëllim kapjen e elementëve kriminalë që veprojnë në disa shtete.

Nga ana tjetër, një rëndësi e veçantë në diskutime do i kushtohet dhe bllokimi i aseteve kriminale në Shqipëri, pasi shumë nga trafikantët e drogës, pjesën më të madhe të fitimeve nga aktiviteti kriminal e kanë investuar në Shqipëri.

Korrupsioni
Reforma në drejtësi, që tashmë është shumë diskutuar nga politika dhe që deri tani ka marrë një consensus nga të dyja palët, është në agjendën e takimeve që do zhvillojë Llalla në SHBA. Krijimi në Shqipëri i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut, pranë institucionit të prokurorisë për të luftuar korrupsionin, janë një ndër kushtet kryesore që SHBA, i ka vënë zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Madje për këto dy struktura, amerikanët kanë marrë përsipër të trajnojnë stafin, përzgjedhin atë, dhe të investojnë miliona dollarë për krijimin e kësaj strukture.Në këtë takim, Llalla dhe dy shoqëruesit e tij do diskutojnë me homologët amerikanë, ngritjen e këtyre dy strukturave, të cilat do jenë në të ardhmen në gjëndje që të kryejnë hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë, të përfshirë në një sërë aferash kriminale.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)