Autoritetet e sigurisë në të gjitha vendet e botës, me qëllim mbrojtjen nga krimet kompjuterike, por sidomos të terrorizimit kanë edhe ndihmën e një prej rrjeteve sociale më të njohur në botë, Facebook.
Prej tetë vitesh ky rrjet vë në dispozicion të dhënat e përdoruesve që shikohen si problematik nga shtete të ndryshme, pas kërkesës zyrtare që autoritetet e sigurisë i drejtojnë. Këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe Shqipëria. Referuar të dhënave, nga vitit 2013 deri në 2019-ën vendi ynë ka depozituar 156 kërkesa drejtuar facebook. Po të krahasosh numrin e listës së kërkesave që kanë bërë vendet fqinje që nga fillimi, Shqipëria renditet në vendet me numrin më të ulët në rajon.
Referuar të dhënave të Facebook, rezulton se në rajon, shteti i cili i është drejtuar rrjetit të njohur social me më shumë kërkesa, është Greqia me 4,203 në total, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 428 të tilla, Mali i Zi me 168, Kosova me 160 dhe në fund Shqipëria me vetëm 156 kërkesa.
Përsa i përket të dhënave konkrete vit pas viti të Shqipërisë, numri më i lartë i kërkesave ka qenë në vitin 2016, me 36 të tilla, ndërsa viti me më pak kërkesa ka qenë 2013-a, me vetëm 12 kërkesa. Në rang global, janë gati 1 milion kërkesa nisur Facebook.
Përmes platformave sociale, sidomos Facebook, raportohen sasi e konsiderueshme materialesh abuzimi seksual tek të miturit, por edhe përdorimin e tyre për aktivitete terroriste.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram
8 Janar, 17:12
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram
8 Janar, 08:13
-
'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump
7 Janar, 17:04
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor 2024, 21:59
-
Meta gjobitet me 251 milionë euro nga Brukseli
17 Dhjetor 2024, 16:12
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 08:15
-
Australia takson të ardhurat e Facebook, Tiktok dhe Google
13 Dhjetor 2024, 14:08
-
Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 400 miliardë dollarë
12 Dhjetor 2024, 07:43
-
Bien aplikacionet e ‘Meta’, probleme në përdorimin e Facebook, Instagram dhe WhatsApp
11 Dhjetor 2024, 19:35