BUDVA-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po merr pjesë në konferencën rajonale kundër terrorizmit, që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi. Në fjalën e tij ministri Tahiri e ka vënë theksin tek nevoja e një veprimi gjithëpërfshirës kundër këtij fenomeni, i cili prej kohësh i ka shtrirë tentakulat në Ballkan.
“Aktet terroriste përbëjnë një kërcënim për vlerat në të cilat ne të gjithë besojmë. Ndaj duhet të bashkëpunojmë dhe të shkëmbejmë informacione për ta luftuar terrorizmin”, ka deklaruar Tahiri.
Ministri ka sugjeruar se në të njëjtën mënyrë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për të frenuar dhe aktivitetet e grupeve kriminale të organizuara.
“Krimi është më i shpejtë se ne. Ai nuk njeh kufij, ndaj duhet të luftojmë burokracitë dhe pengesat për një bashkëpunim më efikas mes nesh. Gjithashtu është e nevojshme që në takimet e ministrave të vendeve të BE të marrin pjesë edhe ministrat e rajonit tonë”, ka thënë Tahiri. Në këtë konferencë rajonale është i pranishëm edhe ministri shqiptar i Drejtësisë, Nasip Naço.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO