Terrorizmi, valë arrestimesh në Paris
në pranga i riu: Gati për atentat

Terrorizmi, valë arrestimesh në Paris<br />në pranga i riu: Gati për atentat
Vijon vala e arrestimeve në Francë në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
 
Ditën e sotme policia franceze ka arrestuar në Paris një adoleshent i cili dyshohet se po përgatiste një sulm terrorist.
 
Sikurse bëjnë me dije mediat, policia po vijon kontrollet në shtëpinë e 15-vjeçarit ku sipas hetuesve mendohet se i riu ishte duke pritur të merrte një pistoletë.
 
Sipas të dhënave të para 15-vjeçari është i lidhur dhe mban kontakte me xhihadistin francez Kassim i cili akuzohet për disa atentate në Francë duke përfshirë edhe ngjarjen në Notre Dame ku u gjet një makinë me disa bombola gazi.

Kassim është në kërkim pasi në vitin 2012 u nis për Siri. Nga 2015-ta, përmes rrjeteve sociale, drejton terroristët në Francë për t’u hedhur në aksion, u jep instruksione dhe vendos kontakte me celulat terroriste.
 
Ai përdor shërbimin e kodifikuar të postës në internet të parapëlqyer nga terroristët, sepse është më i sigurt.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 5 sirianë ku sipas dyshimeve ata donin të blinin kallashnikovë. Ata u ndaluan në një restorant ndërsa prisnin të blinin armët për një shumë prej 600 eurosh.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri