Gjykata e Elbasanit ka marrë sot masën 'arrest me burg' për Josif Kavajën, i cili 4 ditë më parë qëlloi me armë ndaj policisë dhe RENEA-s në Seltë të Elbasanit.
Mbrëmjen e 24 dhjetorit, 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar 12 herë me kallashnikov drejt policisë, më pas është arratisur në pyll, duke refuzuar çdo negociatë për t'u dorëzuar prej më shumë se 4 orësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia ka shkuar për kontroll banese, me vendim Gjykate në banesën Kavajës, pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit dispononte armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.
Policia u në ndjekje të 45 vjeçarit dhe pas më shumë se 16 orësh në arrati, arriti të arrestojë 45-vjeçarin mëngjesin e 25 dhjetorit. Gjatë orëve të natës Kavaja ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit. Këta të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur 45-vjeçarin me dy plumba, një në bark dhe një në këmbë.
Josif Kavaja u transportua drejt Elbasanit për tu futur në sallën e operimit për ndërhyrjen kirurgjikale.
Policia njoftoi se në banesën e Kavajës janë gjetur 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granata difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis.
Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopat.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Veri-Jug’ në Çekin të Gramshit, një fshat mbi ‘supet’ e ish-uzinës mekanike të armëve
16 Shkurt, 14:27
-
Elbasan, rritet numri i grave që ushtrojnë prostitucion, vijnë nga Spanja e Kolumbia
15 Shkurt, 15:23
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari
15 Shkurt, 07:46
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga '41-bis'
14 Shkurt, 16:04
-
Elbasan/ Kanosi me armë të riun një vit më parë, kapet në arrati 20-vjeçari i dyshuar (VIDEO)
14 Shkurt, 15:53
-
Klani i Suel Çelës/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë! Javën tjetër ekspertiza
10 Shkurt, 13:26
-
Elbasan, dhunoi gruan dhe tentoi të godasë me sëpatë djalin e mitur, arrestohet 49-vjeçari
10 Shkurt, 10:13
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i çantave dhe portofolëve në Elbasan
9 Shkurt, 13:39
-
Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, Klevis Qose: Çdo kontribut sado i vogël, vendimtar për jetën e Mentorit
9 Shkurt, 09:26
-
Makina përplaset me furgonin në aksin Cërrik-Gramsh, 3 persona të plagosur! Ndërhyn edhe zjarrfikësja, nën hetim një nga drejtuesit
7 Shkurt, 15:16
-
Elbasan/ Përplasi me makinë këmbësorin dhe u largua, arrestohet shoferi! Në pranga edhe pasagjeri, nuk kallëzoi rastin
7 Shkurt, 10:12
Si eshte e mundurë të kete qelluar gjith natën kunder policisë dhe kjo nuk e qërroi? U merruamë
Përgjigju