Terrorizoi zonën duke qëlluar me armë nga banesa, 71-vjeçari në Korçë lihet në 'arrest shtëpie'

Terrorizoi zonën duke qëlluar me armë nga banesa, 71-vjeçari në Korçë lihet në 'arrest shtëpie'

Momenti i arrestimit

Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me shtëpi për 71 vjeçarin Edmond Naska i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët r lagjes 16 të qytetit të Korçës.

Mosha ka qënë ajo që ka bërë që prokuroria të lërkojë masën e arrestit  në shtëpi gjë që është pranuar edhe nga gjykata.

Përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga problrmr të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.

Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërisht zjarr.

Kanë qënë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71 vjeçarin për tu dorzuar. Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona