Terry dhe Drogba dalin hapur: Dëshirojnë kthimin e Mourinho në "Stamford Bridge"

Terry dhe Drogba dalin hapur: Dëshirojnë kthimin e Mourinho në "Stamford Bridge"
Dy futbollistët e Çelsit, Xhon Terri dhe Didie Drogba kanë shprehur dëshirën e tyre për një rikthim të Hose Murinjos në “Stamford Bridge”. Pas shkarkimit të portugezit, Andre Vilas Boash kanë filluar spekulimet e shumta rreth asaj se kush do të ulet në pankinën e klubit londinez.

“Murinjo është një trajner fantastik dhe parasegjithash një njeri i madh”, ka theksuar Terri, me të cilin është pajtuar edhe Drogba. “Do të ishte gjë e shkëlqyer nëse do të kthehej Murinjo. Të gjithë do ta prisnim krahëhapur te Çelsi”, është shprehur sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

Sidoqoftë, kapiteni i të kaltërve, Xhon Terri e ka përgëzuar Roberto Di Mateon për debutim të suksesshëm në drejtim të skuadrës, i cili ka shënuar dy fitore që pasi u emërua si trajner i përkohshëm, një në Kupën e Anglisë dhe një në Premier League.

“Di Mateo ka marrë gjërat në duart e tij dhe po i ecën gjithçka shumë mirë. Jemi kthyer në rrugën që na çon drejt realizimit të objektivit tonë, që është një vend që na dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Terri.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg