TIRANE- Njeriu që akuzohet nga opozita në Shqipëri për blerje armatimesh nga Ministria jonë e Mbrojtjes, në mënyrë ilegale, Slobodan Tesiç, përveçse është në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara dhe përmendet si person i padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lidhje të forta edhe me radikalët serbë.
Në kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi në fund të muajit prill, mediat e Beogradit bënë publike lidhjet e Tesiç me liderin e radikalëve, Tomislav Nikoliç, sot President i Serbisë.
Sipas “The New Magazine”, njeriu te cilit OKB i vuri vizë të kuqe për thyerje të embargos së armëve ndaj Liberisë në vitin 2003, ka financuar dhe mbështetur fort ardhjen në pushtet të Nikoliç. Tesiç ka ndikuar fuqishëm në fushatën e Partisë Progresiste Serbe, duke lobuar tek biznesmenët vendas dhe duke kontribuar me shuma të mëdha parash, me synimin që pas ndërrimit të qeverisë, të kishte më shumë liri veprimi në aferat e tij. Lidhja e tij me radikalët serbë arriti deri aty sa, në listën e deputetëve të Partisë Progresiste, u përfshi edhe vajza e tij, Daniela. Veç trafikut të armëve gjatë luftës civile në Liberi, apo në Jemen tre vjet më parë, Tesiç është përfshirë edhe në konfliktin në Libi një vit më parë, duke furnizuar me armatime të ndryshme, forcat e Gedafit. Marsin e vitit të kaluar, në kundërshtim me rezolutën ndaluese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Tesiç ka udhëtuar disa herë në Tripoli, ku ka arritur marrëveshje për shitjen e 12 mijë tankëve, 30 mijë snajperave dhe 90 milion pajisjeve të tjera të ndryshme ushtarake. Sipas revistës “The New Magazine”, Tesiç është gjurmuar nga shërbime të ndryshme inteligjente të disa shteteve, të cilat kishin informacion se ai i përket organizatave ekstremiste që merren me tregtinë e armëve. Madje, sipas kësaj mediaje, gjatë qëndrimit të tij në Moskë, Tesiç ka patur marrëdhënie të shkëlqyera biznesi edhe me Borislav Millosheviç, vëllain e Sllobodan Millosheviç, i cili gjithashtu ishte i lidhur me tregtinë e armëve.
Marre nga Vizion plus, 3 tetor 2012
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com