Tensionet Kosovë-Serbi/ Këshilli Evropian: Dënojmë incidentet e fundit të dhunshme në veri, të bëhen zgjedhjet të parakohshme ose do ketë pasoja

Depërshkallëzim të menjëhershëm të situatës duke plotësuar të gjithë kërkesat e bëra nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar liderët e Unionit në Samitin që po zhvillohet në Bruksel.

Në konkluzionet e Samitit Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe nxit palët që të krijojnë sa më parë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Liderët e Bashkimit Evropian nënvizojnë se dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative.

“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në konkluzionet.

Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë