Testet bërthamore të Koresë, 
SHBA lëshojnë  avionë supersonik 

Testet bërthamore të Koresë, <br />SHBA lëshojnë  avionë supersonik 
SHBA  kanë nisur fluturimin e avionëve bombardues supersonik “B-1 në gjendje të transportojnë armë bërthamore  drejt aleatit të saj Koresë së Jugut. Këto operacione vijnë pak kohë pasi Koreja e Veriut deklaroi testimin e 5 bërthamor. 

Avionët luftarakë janë fotografuar nga agjensia Associated Press rreth 120 km në kufi me Korenë e Veriut. Avionët “B-1” janë në gjendje të mbajnë raketa bërthamore dhe bomba.

Pas fluturimit,  avionët u rikthyen në bazë në ishullin Guam territor amerikan në oqeanin Paqësor pa u ndalur në Korenë e Jugut.  Aksione të tilla janë të shpeshta duke marrë parasysh tensionet që këto shtetet kanë patur së fundmi.

Peniani është i vendosur të realizojë testet bërthamore ndërsa Koreja e Jugut kërcënon se nëse fqinji i saj vijon me këto plane atëherë do të  shkatërrojë kryeqytetin koreano verior.
 
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri