Testet për COVID-19, ISHP hap tender 50.5 milionë lekësh për blerjen e kiteve

Testet për COVID-19, ISHP hap tender 50.5 milionë lekësh për blerjen e kiteve

50.5 milionë lekë është tenderi i ri i hapur një ditë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik për blerjen e kiteve për kryerjen e testimeve për COVID- 19, dhe do të jetë me afat 1 vjeçar.

“Blerje kite dhe materiale të tjera për manipulim në biologjinë molekulare  për kryerjen e testimeve për COVID-19   ” Marrëveshje Kuadër me një operatorë ekonomik - ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara - me afat  1 vjeçar (12 muaj)”, ky është objekti i tenderit.

Të gjitha kompanitë e interesuara për këtë tender do të kenë afat deri më 18 shtator për të paraqitur ofertat e tyre. Ndryshe nga disa kontrata që janë lidhur pa njoftim paraprak, tenderi i ri është Marrëveshje Kuadër dhe që lidhet vetëm me një operator ekonomik.

Duke qenë se objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 37,915( tridhjetë e shtatëmijë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë)lekë pa TVSH, dhe në asnjë moment sipas dokumenteve nuk do të shpallet fituese një kompani që ofron më shumë se kaq.

Ofertat do të vlerësohen për dy kritere kyç për çmimin më të ulët të ofertës dhe për ofertën ekonomikisht më të favorshme. Në dokumentet e tenderit sqarohen edhe arsyet se përse është zgjedhur marrëveshje kuadër.

“1. Lidhur me prokurimin e këtij objekti, janë të përcaktuara të gjitha kushtet kryesore të marrëveshjes kuadër të tilla si artikujt,  specifikimet e sakta teknike, kushtet e rëndësishme lëvrimit si dhe sasitë e pritshme të mallrave të kërkuara të cilat janë të lidhura me situatën e pandemisë COVID -19 .

2. Për arsye teknike dhe organizative, lëvrimi nga operatore të ndryshëm ekonomike nuk do të ishte i favorshëm, pasi jo vetëm mund te shoqërohej me vështirësi për mospërputhjen e artikujve qe funksionojnë sistematikisht, por shoqërohet edhe me kosto shtesë dhe vonesa të furnizimit, për kryerjen e procedurave të minikonkurimit nga AK, pale e kësaj MK”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Aktualisht në vend janë 4 laboratorë që po bëjnë testet e COVID-19, dhe në total që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë bërë 59 mijë e 617 testime për të dyshuar me virus. Numri më i lartë i testimeve të kryera deri më tani është 932 në 24 orë.

(Kliko këtu për të formularin e njoftimit të kontratës)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentet standarde të procedurës së hapur Mallra)

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi