Testi i Matematikës për maturantët/ Shahini për Report Tv: Të hetohet Berisha, Boçi e kushdo që nxjerrë tezat (VIDEO)

" frameborder="0" allowfullscreen>

Maturantët ditën e sotme kanë bërë provimin e tretë të detyruar të Maturës Shtetërore në lëndën e matematikës. E ftuar në studion e Report Tv, ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka deklaruar se pavarësisht pretendimeve të PD-së nuk ka shanse që nxënësit të kopjojnë. Shahini ka komentuar edhe nxjerrjen e tezës së provimit nga Luçiano Boçi duke thënë se ai së bashku me Berishën dhe të gjithë ata që nxjerrin tezat e provimit duhet të hetohen.

Ditën e sotme ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi publikoi rreth 30 minuta pasi kishte nisur provimi, tezën e testit të matematikës. Por sipas ministres Shahini në bazë të formulimit të testit nuk ka shanse të kopjohet. Ajo ka shtuar se e gjithë teza e provimit është krijuar në versionin 'Pisa' dhe që bazohet në aplikimin e njohurive të marra në test dhe jo nga njohurit që mbajnë përmendësh.

"Matura është administruar shumë më mirë. Ka përmirësime nga raportet që në vijnë në terreni. Ata që janë kapur me telefona u janë ndaluar dhe numri i këtyre rasteve është ulur. Testi është botuar në orën 11 ndërsa provimi ka filluar në orën 10. Nuk ka shanse të kopjohet. është një lloji testi tjetër. Dhe nuk ka shanse edhe nëse postohet në Facebook. mund te jetë edhe mësues i PD që mund ta publikojë. Por duhet të hetohen edhe boçi edhe Berisha. Ata kanë përgjegjësi politike dhe duhet të hetohen si ata si mësuesit. Edhe në atë rast nuk ka shans të kopjohet pasi testi mat njohurit dhe aplikimin e njohurive të marra. Duhen marrë masat e nevojshme. Testi Pisa që bëhet aplikimi i njohurive. Ne e kemi testuar testin dhe e kemi pilotuar me 2 mijë nxënës." ka thënë ndër të tjera ministrja Shahini.

Programi Pisa për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (Programme for International Student Assessment - PISA) është një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror i cili bëhet nga ana e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) në vendet anëtare dhe jo-anëtare të kombeve për nxënësit ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë, dhe lexim.

Për herë të parë ky lloj hulumtimi është kryer në vitin 2000 dhe pastaj është përsëritur çdo tre vjet. Kjo është bërë me qëllim të përmirësimit të politikave arsimore.

Provimi në 206 shkolla

Gjatë ditës së sotme, 36.836 nxënës në gjithë Shqipërinë, ju nënshtruan provimit të tretë të maturës shtetërore, atij të matematikës.  Provimi u zhvillua në 206 shkolla, të cilët u monitoruan nga jashtë nga forca të policisë.

Nxënësit janë kontrolluar para se te futeshin në provim, për të mos lejuar futjen e mjeteve elektronike apo metodave të tjera të kopjimit. Ndërkohë nëpër klasa qëndron një administrator, I cili monitoron nxënësit gjatë provimit.

 Provimi ka nisur në orën 10 të mëngjesit dhe ka zgjatur 2orë e 30 minuta, duke përfunduar në orën 12:30.

Ndryshe nga vitet e tjera, maturantët do të zhvillojnë 4 provime dhe jo 5-së,ashtu siç është vepruar më parë. Këtë vit maturantët kanë të drejtë të zgjedhin një lëndë me zgjedhje, e cila do të zhvillohet më 24 qershor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 17/06/2019 15:30

    z. Shahini ik per Kosove, Shqiperise nuk i duhen njerz kriminel!

    Përgjigju
    • Arbër: 17/06/2019 20:15

      O të mjerë , Kosova është Shqipëri ...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni