Testi i numërimit elektronik
Wolfarth: KQZ është apolitike

Testi i numërimit elektronik <br />Wolfarth: KQZ është apolitike
TIRANE - Pas procesit të parë stimulant dhe demonstrimit të rezultatit i pyetur nga gazetarët Wolfarth ka thënë se “ testimi i parë është i rëndësishëm për vendin dhe njerëzit. Kjo përzgjedhje tregon përpjekjet e përbashkëta për një punë të mirë. Kjo përpjekje edhe nga KQZ tregon se procesi është transparent.”

KQZ nisi procedurat për të demonstruar nga afër funksionimin e numërimit elektronik në shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë. Përfaqësuesi i OSBE Eugen Wollfarth po vëzhgon nga afër procesin e njëjtë me atë zgjedhje të 23 qershorit. Të pranishëm dhe disa përfaqësues të PD dhe PS-së.

Projekti pilot për numërimin elektronik të Fierit aplikohet për herë të parë këtë vit dhe po demonstrohet nga studentë. Eshtë një simulim i procesit real, duke marrë gjithë kohën e nevojshme, pra votat ishin futur të palosura dhe tani po hapen dhe vendosen njëra mbi tjetrën. Kjo do të bëhet pa u parë vota, për të ruajtur fshehtësinë e zgjedhësit.

Fletët futen njëra pas tjetrës dhe makineria sa një skaner po përpunon për të nxjerrë shifrën. Njazi Kosovrasti, pëfarqësuesi ligjor i PD-së i pranishëm në proces po kërkon shpjegime për fletët dhe procedurën, që po zhvillohet drejtpërdrejtë nga shkolla 9-vjeçare. Tabela e projektuar ka nxjerrë shifrat e numërimit të deritanishëm.  

Përfaqësuesi i KQZ-së pas numërimit të parë elektronik shpjegoi se pasi updatohet sistemi, procesverbali me numrin e votave skanohet dhe vjen në KQZ me vlerësimin duke nxjerrë numrin, që ka çdo parti.

Përsa i përket numrit të fletëve që do të testohen në numërimin elektronik, sasia e fletëve të votimit, të cilat do të numërohen në testin e parë do të jetë 6000 (gjashtëmijë) copë, për 15 qendra votimi, nga një prej ZAZ-ve të Qarkut Fier.



WOLFARTH PER NUMERIMIN: PROCES TRANSPARENT


Pas procesit të parë stimulant dhe demonstrimit të rezultatit i pyetur nga gazetarët Wolfarth ka thënë se “ testimi i parë është i rëndësishëm për vendin dhe njerëzit. Kjo përzgjedhje tregon përpjekjet e përbashkëta për një punë të mirë. Kjo përpjekje edhe nga KQZ tregon se procesi është transparent.”

Ai shtoi se do vëzhgohet procesi hap pas hapi dhe deri më tani po vërehet “përgatitje solide nga partitë dh KQZ-ja” duke shtuar se këto zgjedhje janë të rëndësishmë për të fituar besimin e publikut.

Përfaqësuesi i OSBE-së tha se e rëndësishme në të gjithë këtë proces është të vërtetohet se “KQZ është apolitike dhe deri tani kështu duket”. Ai theksoi edhe njëherë rëndësinë e Kushtetutës të cilën e vlerëson si baza dhe se ky proces duhet të zhvillohet sipas ligjeve.


RREZIKON TE DESHTOJE PROCESI NE FIER
Shqiptarja.com (print) shkruante sot se ky proces rrezikon të dështojë në Qarkun e Fierit, kjo pas regjistrimit të 65 partive politike deri në këto momente në KQZ. Në këtë qark pritet, që të realizohet numërimi manual i votave.

Kur vetëm pak kohë më parë KQZ miratoi me konsensus modelin e fletës së votimit, që do të përdoret për këtë qark, model ky që kufizonte numrin e partive dhe ndarjes së tyre sipas koalicioneve deri në 42, pritet të dështojë. Kjo pasi burime pranë KQZ thanë se deri më tani janë regjistruar pranë këtij institucioni 65 parti duke e tejkaluar numrin, që i kishte përcaktuar firma fituese e tenderit, që do të realizonte numërimin elektronik në Fier.

Edhe pse sistemi elektronik mund të rezultojë me sukses, kjo do të jetë një shqetësim pas 23 prillit, afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve pranë KQZ, për modelin e fletës së votimit. Fakti, që janë më shumë se 42 parti të regjistruara, pritet të sjellë edhe ndryshimin e modelit të fletës së votimit, ç`ka do ta bënte të pamundur leximin nga skaneri i pajisjes elektronike.

Kjo do të rikthente sërish numërimin manual të fletëve të votimit. Edhe pse ky model u përfol mes anëtarëve të KQZ se 42 ishte numër i vogël, duke marrë parasysh se edhe në zgjedhjet e kaluara kanë qenë më shumë se 42 parti, procesi në këtë qark është drejt dështimit.

Por, kompania fituese INDRA ofroi edhe një variant tjetër të fletës, që përmbante 66 emra subjektesh, por KQZ miratoi fillimisht modelin e fletës me 42 subjekte zgjedhore, pasi koalicionet zgjedhore nuk janë regjistruar ende në KQZ. Mospasja e numrit të saktë të partive vendos në pikëpyetje përdorimin e teknologjisë.

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë duhet të regjistrohen në KQZ 60 ditë para datës së zgjedhjeve dhe deri tani nuk ka shifra se sa parti do të jenë në garën elektorale. Fleta e re do të ketë ngjyrë portokalli të mbyllur. Kompania spanjolle INDRA ka kërkuar që fleta të mos tejkalojë këtë numër subjektesh, pasi do të vështirësonte procesin e numërimit, ç`ka do ta bënte të pamundur realizimin e qëllimit për të përdorur për herë të parë numërimin elektronik në zgjedhjet në vendin tonë.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës