Testi i shpresës anti Covid, gjen pozitivët përpara shfaqjes së simptomave

Një pikë kthese e mundshme në luftën kundër koronavirusit vjen nga përtej Atlantikut.

Darpa, Agjensia e Projekteve Kërkimore të Avancuara të Mbrojtjes të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur të zhvillojë një test të aftë për të identifikuar personat pozitive ndaj Covid-19 para se te ata të shfaqen simptomat, një arritje e madhe e cila do të ndihmojë në mos përhapjen e infeksionit te personat që kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit

Testi i shpresës do të vihet në përdorim para fundvitit dhe mendohet si një mjet i shkëlqyeshëm për një luftë ‘të hollë’ parandaluese ndaj sulmeve të armikut Sars-CoV-2, i cili ka gjunjëzuar në gjunjë Italinë, Kontinentin e Vjetër, Amerikën dhe tërë botën.

"Test i ri i zhvilluar nga shkencëtarët që punojnë për Pentagonin është në gjendje të identifikojë ata të infektuar me Covid-19 para se ata të bëhen ngjitës," shkruan britanikia ‘The Guardian’, duke shtuar se ky lloj testi  është një pikë kthese e mundshme në luftën kundër pandemisë nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar një emergjencë globale shëndetësore dhe një krizë po aq globale ekonomike që nuk është parë kurrë më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë