Testim dixhital mësuesëve, në
klasa do ketë dhe specialistë IT-je

Testim dixhital mësuesëve, në<br />klasa do ketë dhe specialistë IT-je
Testimi i mësuesve të Tiranës që do të mbahet më 10-11 nëntor do të zhvillohet në klasat dixhitale pasi i gjithë testimi është konceptuar në formë elektronike. Por të vetëdijshëm që mësuesit apo drejtuesit e shkollave që do ti nwnshtrohen testimit mund të kenë problem me testimin elektronik, ministria ka menduar që të në çdo klasë të vendosë edhe specialist të IT të cilët do të ndihmojnë mësuesit.

Në tërësi janë rreth 1800 mësues e drejtues shkollash të cilët do të testohen pasi nuk kanë kaluar ende kualifikimin e parë. Ndërkohë rezultatet e testit çdo mësues do ti marrë një orë pas përfundimit të provimit.

Pas përfundimit të testimit ministria e arsimit do të hartojë një raport me të dhëna lidhur me mangësitë që kanë mësuesit në disa fusha të ndryshme, përfshirë këtu mësimdhënien, pedagogjinë, etikën apo komunikimin.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos