Testim i mësuesve, më të mirët
zgjedhin vetë vendin e punës  

TIRANË- Mësuesit të cilët kanë rezultuar më të mirët në provimin e realizuar një muaj më parë nga Ministria e Arsimit, do të kenë shansin të zgjedhin vetë vendin e punës në të cilin do të punojnë. Ky është kushti tashmë i përcaktuar nga Ministria e Arsimit, ndërsa theksohet se brenda muajit janar do të bëhet edhe punësimi i të gjithë atyre mësuesve të cilët kanë rezultuar fitues.

Sipas Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla rezultatet më të mira në testim i kishte qyteti i Tiranës, Fieri dhe Lezha. Kurse rezultatet më të dobëta ishin në Qarkun e Tiranës, Elbasan e Gjirokastër. Sa i përket punësimit ministrja Nikolla pohon se përgjatë muajit janar të gjithë mësuesit të cilët dolën fitues në testim do të punësohen.

Por si do të kryhet ky punësim? “Në një qytet të caktuar, ku mund të jenë tre vende të lira për mësues në një profil të caktuar, do të klikohet në renditjen përkatëse të asaj Drejtorie Rajonale Arsimore dhe ftohet i pari sipas meritës, të zgjedhë preferencën e tij se në cilën shkollë dëshiron të punojë. Më pas komandohet në shkollën e caktuar, sepse siç e kemi thënë jemi në kushtet e emergjencës dhe duam një orë e më parë të çojmë te fëmijët mësuesin me arsimin përkatës dhe brenda profilit, e më tej në respekt të ligjit ai kthehet në mësues definitiv”, shpjegon ministrja Lindita Nikolla. Sipas saj, pas përfundimit të kësaj faze do të nisë edhe testimi për drejtorët e shkollave, pasi ata duhet të kenë një tjetër kualifikim nga ai i mësuesit.

“Në bashkëpunim me fakultetet e edukimit, ne po hartojmë të gjithë programin e punës për shkollën, për të qenë drejtues dhe menaxherë të arsimit parauniversitar, në mënyrë që t’iu japim mundësinë e kualifikimit jo vetëm drejtorëve aktualë që janë nëpër shkolla, por edhe atyre që aspirojnë për të qenë drejtues shkollash” nënvizon Nikolla.

Sipas saj në provimin kombëtar “Mësues për Shqipërinë”, rezultatet më të mira janë arritur nga mësuesit konkurrent në Drejtorinë Arsimore Tiranë, Fier dhe Lezhë, ndërsa rezultatet më të dobëta janë ato në Elbasan, Gjirokastër, dhe Tirana Qark. Në Qarkun e Tiranës nga 280 kandidatë fituan 111. Në Tiranën qytet nga 1089 kandidatë fituan vetëm 494. Në Durrës morën pjesë 314 kandidatë nga të cilët fituan 137. Në Vlorë morrin pjesë 341 dhe fituan 131. Në Kukës nga 60 fituan 29. Në Dibër nga 92 fituan 39, ndërsa në Lezhë nga 157 fituan 69 kandidatë.


Nga 15 janari denoncim online për korrupsionin

Çdo rast abuziv apo korruptim në radhët e arsimit në të gjithë vendin, do të mund të denoncohen në një faqe të posaçme online, duke nisur që nga 15 janari. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit, ku ftohen të gjithë qytetarët që të denoncojnë korrupsionin dhe padrejtësitë në radhët e arsimit, në faqen online, “Stopkorrupsionit.al”. Gjithashtu për denoncimet, qytetarët mund t’i drejtohen edhe faqes në rrjetin social “Facebook”, e quajtur “Stop Korrupsionit”. MAS bën me dije se kjo do të jetë faqja e re zyrtare, ku të gjithë qytetarët do të mund të denoncojnë online për të gjitha padrejtësitë. Portali i ri mund të shkarkohet dhe si aplikacion në celular, për të denoncuar zyrtarët e korruptuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake