TIRANË - Pa kaluar ende një muaj nga testimi i mësuesve për vendet vakante në isntitucionet arsimore parauniversitare, ka nisur sot emërimi i mësuesve fitues për vendet e punës në qarkun e Tiranës. Vetëm ditën e sotme 49 aplikues fitues janë emëruar në degë të ndryshme në vendet vakante.
Kështu nëse i referohemi lendes së gjuhës anglezë në qarkun e Tiranës janë 17 vende vakante, por nga testimi kanë rezultuar fitues vetëm 14 mësues. Para një komisioni të ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Drejtorisë Arsimore të qarkut Tiranë mësuesit fitues duhet të zgjidhnin në moment se ku do të ushtronin profesionin e tyre.
Dhe pas zgjedhjes së vendit të punës, mësuesit firmosin akt-marrëveshjen e emërimit në shkollën preferenciale. Lavdie Cela, mësuese prej 18 vitesh në Ballsh, por transferimi i saj në Tiranë tre vite e fundit e ka sorollatur për një vend pune.
Emerimi i mësuesve në vendet e lira të punës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në 6 dhjetor rreth 5000 mesues ne 25 profile iu nenshturan provimit kombetar “Mësues për Shqipërinë” për 2200 vende vakante. Në qarkun e Tiranës rezultuan 111 aplikues fitues.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO