TIRANË, 27 Janar/ATSH-Z.Tosku/- Një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit në lidhje me testimin që do u bëhet bluzave të bardha, ka mbledhur në seancën dëgjimore të ditës së sotme në komisionin e Shëndetësisë, grupet e interesit dhe Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ministri Beqaj tha se "testimi i mjekëve nuk përcakton nësë një mjek kalon apo jo, por do të shërbejë për të konstatuar dhe orientuar investimet e ardhshme".
Sipas tij, ky testim është ligjor dhe praktik dhe do të ndihmojë për të bërë një analizë të plotë të boshllëqeve të njohurive dhe orientimin për vitet e ardhshme, të mjekëve në vendet e punës që duhet. Ndërkaq, Beqaj shtoi se "në këtë fazë nuk do të përfshihen institucionet jopublike"./m.m/








