Testimi/ Vetëm 10 nga 47 këshilltarë ligjorë kalojnë testin e inteligjencës

Testimi/ Vetëm 10 nga 47 këshilltarë ligjorë kalojnë testin e inteligjencës

Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë

TIRANE-Në Shkollën e Magjistraturës në datë 7 dhe 8 maj 2018 u zhvillua procesi i testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjykatave administrative, si dhe të inspektorëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët nuk gëzojnë statusin e gjyqtarit dhe të prokurorit.

Nga 47 këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese, të Lartë dhe Administrative vetëm 10 kanë kaluar testin e inteligjencës që kanë të drejtë për të vazhduar shkollën e magjistraturës nëse kalojnë edhe testin profesional.

37 të tjerët duhet të marrin 60% të pikëve për të mbajtur vendin e punës. Konkursi u zhvillua nga Shkolla e Magjistraturës në datën 7 dhe 8 maj ndërkohë që sot u shpallën rezultatet e testit profesional.

Dje pati akuza nga PD për testimin, pasi Strazimiri theksoi se po bëhen rekrutime korruptive në sistemin e drejtësisë, por Shkolla e Magjistraturës reagoi dje duke sqaruar se bëhet fjalë për testimin e aftësive profesionale të këshilltarëve ligjorë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta ortopedi Krios Beqaraj

E trishtë/ Ndahet nga jeta ortopedi Krios Beqaraj